Lindi vajzën në burg, 40-vite kërkon të bijën/ “Pa Gjurmë” shfaq imazhin e Migenës

2 Korrik 2020, 20:33

 

Zbuloi sekretin e jetës në emisionin “Pa gjurmë”, për të kërkuar të bijën, që e lindi pas hekurave të burgut, Dashurie Begaj përballet për herë të parë me atë, që dyshohet se mund të jetë vajza Migena Begaj, që solli në jetë më 19 shkurt të vitit 1980. Stafi ’Pa gjurmë’ u kontaktua nga një kushëri i një vajze me të njëtin emër, duke na pohuar se u birësua nga halla e tij, të dhënat e së cilës përkonin me faktet, që nëna solli në studio. Stafi u lidh me Migena Manajn, birësuar në Laç dhe që sot jeton në Greqi, e cila dyshohet të jetë pikërisht ajo që kërkohet në ‘Pa Gjurmë. Dashuria mbërriti enkas nga Italia për të komunikuar live, me 40-vjecaren, e cila në një lidhje telefonike pranon ngjashmërinë që ka me zonjën në studio. Ajo thotë se ka mbajtur të njëjtin emër me të cilin ka qenë e regjistruar nga nëna biologjike dhe se ka lindur në po të njëjtin vit, me vajzën që kërkohet.‘Jam marrë nga spitali, sepse isha shtruar për shkak të anemisë. Më kanë dorëzuar në spital nga persona me funksione politike. Këtë gjë e kam dëgjuar nga biseda e nënës me tezen. Kam mësuar se dikush në vitin 1990 më kërkoi. Nuk e di nëse ka qene nëna ime apo jo. Me këtë emer më gjetën dhe këtë emër më lanë. Mamaja më ka thënë që nuk është e sigurt data e lindjes, viti është 1980.Më kanë dorëzuar disa persona të policisë në atë kohë’, tha Migena nga Greqia.Me nje zemër të vrarë, jo vetëm nga pesha e brengës, por edhe nga ndrërhyjet e bëra, Dashuria nuk gjen fjalë, kur ‘Pa Gjurmë’ shfaq për herë të parë, disa nga fotot e Migenës. Të dyja u treguan të gatshme që pas kësaj të bëjnë analizën e AND-së, ajo që do t’i jepte fund kërkimit të gjatë prej 39 vitesh.