Lufton për jetën, ’Pa Gjurmë’ vazhdon misionin për sigurimin e shumës së parave

5 Janar 2021, 18:11

Eshte vetem 6 vjec, shumë i vogël për të kuptuar cfarë po ndodh me nënën e tij, por malli që ka për të qartësohet në sytë blu të vogëlushit. Ai ka mëse dy muaj që nuk sheh nënën e tij të sëmurë rëndë. Erjola Kosova nga Ura-Vajgurore nënë e dy fëmijëve u diagnostikua me leucemi akute, 5 muaj më parë, shëndeti i së cilës u përkeqësua edhe më shumë. Me lot dhe ngashërim, e pamundur për të ndihmuar vajzën e saj 30-vjecare edhe nëna e saj kërkoi ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’. Thirrjes së saj për ndihmë nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ iu përgjigjen mjaft qytetarë shqiptarë, emigrant nga anekënd botës. Me ndihmën e tyrë arritëm të grumbullonim një sasi të konsiderueshme parash që 30-vjecarja të vijojë kurimin e saj. Deri më tani ajo është kuruar në Turqi ku edhe ndodhet aktualisht, me të ardhurat që kanë mundur të mbledhin nga të afërm, por kjo nuk mjafton. Për mjekët nëse do realizohet transplanti i palcës, 30-vjecarja ka shpresë për jetën, por familja nuk ka mundësi të paguajë koston e madhe të këtij opercaioni, i cili kushton 100 mijë euro. Kimiot vazhdojnë dhe Erjola po lufton për të fituar betejën, për veten por edhe për dy fëmijët djalin 6-vjecar dhe vajzën 10 muajshe që presin kthimin e saj shëndosh e mirë. Nëna e saj Zylka, që pas humbjes së bashkëshortit u përball me një tjetër tronditje në familje. Pak muaj pasi lindi vajzën, fëminë e saj të dytë Erjola Kosova u sëmurë me leucemi akute. Pas humbjes së babait gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë, ndërsa u dërgua në spital ku qëndroi më afro një muaj. Pas shumë analizave dhe ekzaminive të kryera, e vetmja rrugë që duhet të merrte Erjola për mjekim më të specializuar ishte Turqia. Me shumë vështirësi, familja e dërgoi, por sot në kushtet ku ndodhen me dy fëmijë të vegjël, me pak të ardhura familja Kosova e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e mëtejshme që kërkohen për të kryer transplantin e palcës.