E braktisur nga prindërit që foshnjë, por e rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, sot Miranda Koçi lufton për të fituar betejën me kancerin. 57-vjecarja e ftuar në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ në ditët e tetorit rozë, rrëfen historinë e saj të trishtë, por jo vetëm, jep mesazhe të forta si një leksion për jetën, mbi dashurinë me motivin për t’ia dalë. Ajo u diagnostikua me kancer në pranverë, kur i gjithë vendi ishte izoluar prej COVID-19. ‘Në mars e kuptova kur ndjeva dhembjen. Iu drejtova mjekes dhe pas kontrollit dhe ekzaminimeve dola me tumor në gji. Lashë një datë për t’iu nënshtruar operacionit në Tiranë. Ky operacion doli me sukses dhe u gëzova shumë për këtë. Shoqëria më ka dhënë një mbështetje të madhe. Kam katër muaj që kam nisur kimioterapinë dhe po vazhdoj me trajtimet. Kam ended he katër seanca të tjera dhe besoj se do ia dalë shumë mirë. Jam shumë optimiste’ Fati është treguar i vrazhdë me Mirandën, përvec se mbeti pa njeri, pasi nëna e braktisi ditën që u lind më 11 prill të vitit 1963, 57-vjeçarja jeton e vetme. Ajo nuk mundi dot të krijonte një strehë të ngrohtë familjare. ‘Një lidhje kam patur në jetën time. U dashurova me një person që më dhunoi dhe më keqtrajtoi dhe u dëtyrova që pas 14 vitesh të largohesha’, rrëfen 57-vjecarja E vetmja familje dhe mbështetetje për të janë miqtë dhe kolegët e punës në bashkinë e qytetit bregdetar, ku Miranda Koçi punon si sanitare dhe falë ndihmës së tyre, ajo u takua për të parën dhe të fundit herë me nënën biologjike, në vitin 2009. Por ky takim nuk shkoi sikundër do ta dëshironte zemra e vajzës, që rrihte fort kur shikimet me nënën u kryqëzuan. ’Kur takova nënën për herë të parë ndjeva një boshllëk. Fillimisht e pashë nga larg dhe kisha shumë emocione. Mamaja thoshte se nuk kiste vajzë. Ajo nuk më pranoi kurrë. I shkova afër, shiheshim me njëra-tjetrën dhe e ndjeja se kisha lidhje gjaku. Më pyeti se ku punoja. Ajo u pre në fytyrë dhe më mohoi. Ndërsa vëllai e kishte zbuluar sekretin. Ai e kishte ditur se kishte dhe një motër. Por nuk më ka treguar kurrë se përse nëna më la. Vëllai më tha se nëna kishte patur probleme. Unë vetëm një arsye doja të dija. Mamaja ka qenë e martuar, por babai nuk na ka pranuar si fëmijët e tij. Prindërit u divorcuan, babai ka vdekur, ndërsa nëna u rimartua dhe ka katër fëmijë të tjerë’. Miranda nuk e mësoi kurrë arsyen pse nëna që jeton në Libofshë të Fierit e braktisi, por as nuk mundi ta njoh babain e saj, i cili ka ndërruar jetë. Një vajzë solare si ajo që edhe pse i ka munguar din të falë me tepri dashurinë, për të gjithë ata që kanë qenë për të mbështje pa kufi. ’Deri tani ia kam dalë me kurajo. Betejën me sëmundjen po e fitoj. Unë ia kam dalë’, e mbyll me këto fjalë kuptimplota rrëfimin e saj 57-vjecarja
“Më rrahu zemra kur e pashë, por më mohoi”/Gjen pas 48-vitesh nënën që e braktisi, rrëfehet dhimbshëm jetimja e diagnostikuar me kancer
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39

