Meçaj në Repolitix: Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita! Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet

15 Dhjetor 2020, 23:05

Opinionisti Arben Meçaj tha se protesta e organizuar ishte e dirigjuar nga opozita dhe kjo u pa te prania e anëtarëve të saj dhe kur ato pak njerëz që arriti të mblidhte nuk u zgjat në kohë duke 'vdekur' pas pak ditësh. Protestat e dhunshme dhe me trazira tha Meçaj krijohen gjithmonë para zgjedhjeve dhe kjo që opozita të elektrizojë elektoratin e vetë. Por për Meçen fakti që u mblodhën pak veta dhe përdorimi i akteve të dhunës tregon se opozita ka probleme me zgjedhjet.