Mish pule me oriz dhe qiqra nga zonja Albana

27 Qershor 2022, 12:28

Mish pule me oriz dhe qiqra

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 250 gr qiqra
  • 250 gr oriz
  • 1 qepë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim pjesët e pulës, shtojmë qepën e grirë dhe i lëmë të zbuten me njëra-tjetrën. Qiqrat që i kemi lënë nga nata në ujë, I shpëlajmë dhe I vëmë të ziejnë bashkë me mishin.( nëse kemi konserv nuk ka nevojë më shumë se pesë minuta zierje). Shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 12 minuta, I rrgullojmë shijen dhe është gati për servirje.