Mish qengji me thërrime nga zonja Albana

3 Nëntor 2023, 12:29

Mish qengji me thërrime

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish qengji
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 gotë miell
  • 2 kokrra vezë
  • Pak qumësht /ujë
  • Kripë

Përgatitja:

Ndajmë mishin e qengjit në racione dhe e skuqim me pak yndyrë, hedhim kripë dhe e lemë të ziejë. Gjatë kohës që zien mishi, përgatitim thërrimet. Vendosim miellin e situr në tavolinë, hapim një gropë në mes, hedhim vezë, kripë dhe pak qumësht ose ujë dhe përgatisim një brumë më i fortë se i byrekut. Nuk e punojmë shumë që mos të bëhet elastik. E pudrosim me miell dhe bëjmë thërrime si rosnicat, i lemë të thahen dhe më pas i skuqim me gjalpë. I hedhin tek mishi dhe i lëmë të gatuhen për 10-15 minuta.