Misteri mbi zhdukjen e të riut nga Berati

4 Tetor 2019, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2019-10-09 22:43:24

Emisioni 'Pa Gjurmë' në Report Tv u ndal në historinë e Gëzim Kicës, të humbur prej 10 marsit të viti 2008 kur ka kryer një telefonatë të fundit me kunatin e tij ku e ka njoftuar se po shoqëronte një grup klandestinësh, përmes së cilëve kryente edhe transportin e drogës.

"Telefoni i tij rezultoi i hapur për 2 vite pas zhdukjes. Për  vite me radhë në numrin e vëllait më përgjigjej një shtetase greke, thoshte nuk është këtu, nuk është ai që kërkoni ju", tha në studion e Pa Gjurmë, vëllai i tij.