Mix perime me thjerrëza nga zonja Vjollca

11 Qershor 2020, 10:47

Mix perime me thjerrëza

Përbërësit:

1 qepë

3 thelpinj hudhër

2 karrota

2 patate

1 patëllxhan

1 kungull

1 degë selino

2 speca mix  ngjyra

½ gotë thjerza jeshile

2 domate

pak vaj ulliri

kripë ,piper të zi dhe  dafinë

2 lugë gjelle majdanoz I grirë

2 lugë gjelle uthull ( opsionale)

Përgatitja :

Shpëlajmë thjerrëzat dhe I vendosim për të zierë në tempeaturë mesatare. Pesë minua pasi të fillojë zierja, I largojmë dhe I kullojmë. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë derisa të verdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe I trazojmë së bashku për 1 minutë. Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si përshembull karrotën,patatet, e më pas me rradhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë.

Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baras me nivelin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlin të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta. Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e spërkatur me majdanoz.