Ndodh edhe kështu, kërkonte djalin në ”Pa Gjurmë”, i biri e telefonon live nënën

3 Korrik 2020, 19:25

Një rast urgjent që u denoncua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live. Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gezime Lamaj, ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio. Nëna: Prit, prit të lutem, po më merr Petro… Odeta Dume: Kush? Nëna: Djali moj, Perikliu… Odeta Dume: Si? Po të merr djali tani? Nëna: Po po….po me telefonon tani, mbylle pak Odeta Odeta Dume: Kjo është mrekullia, dakort zonja Gëzime vazhdoni flisni dhe na njoftoni cfare ka ndodhur. Pas disa munutash “Pa Gjurmë” u rilidh më nënë, e cila jeton në Ballsh dhe ajo tregoi se i biri i saj kishte kaluar një siklet të madh në shtetin Anglez. ‘Ju falenderoj shumë. Fola me djalin dhe u qetesova. Ai kishte qenë i shqetësuar, pasi kishte patur një problem të madh. Disa persona kishin tentuar ta vidhnin dhe djali kishte përfunduar në polici. Tani është shëndosh e mire dhe ju falenderoj nga zemra qe e morët në konsideratë rastin e Perikliut tim’, tha nëna Ka ndodhur në studio të kemi dhënë plot lajme të mira, të humbur në pak ditë dhe përballje të papritura live, deri në gjetjen e përsonave mbi 20 vite të humbur. Një rast i pazakontë, ishte ky i kësaj të premte, kur ai që kërkohej si i humbur në ’Pa Gjurmë’ telefonoi nënën live.