Nëna birësuese mori sekretin në varr/ 63-vjeçari në kërkim të rrënjëve biologjike, apel për nënën

 

Pjesa e dytë e emisionit dt 8 Mars Pa Gjurme- Lufte me vdekjen,i lutet nënës birësuese për të vërtetën, ajo heshti deri në fund
Syria Basha është në kërkim të rrënjëve biologjike. 63-vjecari u lind në vitin e largët të 1956, më 23 maj, në maternitetin e Durrësit. Ende një foshnjë, i sapolindur Syrja Basha apo Maksut sikundër njihej ndryshe  dikush e dërgon në familjen Basha, në fshatin Shenavlash, në ciftin që nuk kishin fëmijë Nadire dhe Haxhi Basha. Deri në moshën 7-vjecare, Syriai u rrit si të gjithë bashkëmoshtarët e tij edhe pse në kushte jo shumë të mira ekonomike, pasi familja jetonte në një kasolle.

Kur u përball për herë të parë me të vërtetën? Ishte viti 1963 kur një 7 vjecar asokohe ishte dita e parë e shkollës. Aty ka qenë momenti i parë, kur pasi mësuesja bën apelin, Syriai përballet me paragjykimet e bashkëmoshatarëve të tij, se ai nuk ishte fëmija i vërtetë i familjes Basha. Foli me të ëmën atë ditë, por ajo nuk i tregoi asgjë.

Vitet kaluan dhe Syria vijonte të përballej hera herës me paragjykimet e vazhdueshme, se ai nuk ishte fëmija biologjik i familjes Basha. Kur ishte 16 vjec, i ati vdes, ndërsa Syria rritet vetëm me nënën. Sa më shumë rritej aq më shumë afrohej tek e vërteta dhe sa më shumë afrohej tek kjo e vërtetë aq më të vështirë e kishte Syria, sot babai i katër vajzave, bërë edhe gjysh.

11 vite më parë ai do të duhej me patjetër të gjente rrënjët biologjike. Kishte nevojë për një ndërhyrje në veshka dhe duhej të merrte gjak, për të cilin nuk mund të kishte një donator në familje, pasi ai nuk ishte fëmija biologjik i ciftit Basha. Por edhe atëherë nënë Nadirja, asokohe 88-vjecare nuk ia tregoi të vërtetën. Ishte momenti kur i biri luftonte mes jetes dhe vdekjes, por  edhe në luftën për të mësuar të vërtetën e rrënjëve biologjike.

Syria shpëtoi por nëna u nda nga jeta dhe me vete mori të vetmin sekret të madh të familjes. Syriai mbeti i vetëm në kërkim të origjinës. Gjatë gjithë përpjekjeve të tij për të mësuar të vërtetën Syria mori informacione të ndryshme kontradiktore, për të cilat askush nuk e coi kurrë në drejtimin e duhur, në gjurmët e prindërve të tij biologjik. Ai zbuloi sonte se nëna biologjike ishte infermierë dhe quhej Hasije, ndërsa babai dyshohet se ka qenë prift.

Programe të tjera

Shiko të gjitha