La djalin 15 muajsh në gjumë dhe u largua nga shtëpia pa lënë asnjë adresë. Nëna e 24-vjecares nga Fieri Lindita Lamaj kërkon ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ pasi ngre dyshime se vajza e saj mbahet peng me qëllim shfrytëzimi. Ermira Bagashi u dhunua nga bashkëshorti edhe kur ishte shtatzanë. Me lindjen e djalit dhuna ishte prezente në familje, derisa ajo zbuloi se bashkëshorti kurohej për skizofreni. U largua disa herë nga shtëpia, deri ditën kur vendosi të braktisë djalin e të zhduket për afro një vit. Familja mëson se Ermira kishte nxjerrë një pasaportë dhe nga sistemi TIMS rezultoi të kishte kaluar kufirin shqiptar teksa kishte udhëtuar me një target drejt Riminit në Itali, 4 ditë pasi ishte larguar nga banesa në nëntor të vitit 2016. Ajo rilidhi kontaktet një vit më pas, ndërsa i dërgoi familjes edhe disa para. ’Vajza e la djalin tek i shoqi dhe pastaj u largua. Nuk më tregoi kurrë se kush ia bëri pasaportën për të ikur. Në nëntor 2016 zbuluam nga sistemi TIMS se ishte larguar në Rimini. Në vitin 2017 më telefoni për herë të parë. Më tha jam ish-vajza jote. Ajo më akuzonte se e kisha cuar unë në atë familje. Doja që ta afroja, por kurrë nuk mësova se me kë jetonte. Ajo më thotë se ka kaluar ne depresion. I dërgova një foto të djalit. Ishte dobësuar shumë dhe vetëm qante. Ermira ka folur dy ditë më parë e shqetësuar me nënën, duke i thënë se ndodhej në Zvicër, ndërsa i bënte me shenjë të mbyllte telefonin. ’Dje më mori në telefon dhe më tha duke qarë: Jam në Zvicër. Mami unë do të bëhem engjëll dhe amanet djalin. Shiko vehten. Mos ik tek shtëpia se do të vrasin. Më kërkoi ndihmë dhe më tha se ka edhe vajza të tjera aty. Më tregoi ilacet me të cilat kurohet. Unë dyshoj se asaj mund t’i japin ndonjë gjë’, tha nëna në studio Me ikjen e vajzës gjyshja nuk sheh dot as nipin 6 vjecar. Familja e ish-bashkëshortit i ka mbyllur cdo mundësi që ajo ta shoh. ’Djalin e vogël e ushqejnë kundra nesh. Ish-bashkëhsorti i vajzës më doli me sëpatë tek dera, dhëndri nuk pranon të ketë asnjë kontakt me ta. Ai kishte një kartelë pasi ishte kuruar për skizofreni’. Pa Gjurmë tenton të lidhet live me Ermira Bagashi, por ajo mbyll telefonin. Kontakti me të u realizua pak minuta pas përfundimit të programit ku Ermira tha për ’Pa Gjurmë’ se ishte mirë. Ermira Bagashi: Ndodhem në Itali. Jam e sëmurë. Nuk mundem dot ta përballoj jetën këtu. Nuk e di a do vij… Odeta Dume: Me kë jeton ti ? Ermira Bagashi: Mos të flasim fare Odeta Dume: Po pse të mos flasim? Do na e premtosh që do vish në Shqipëri ? Ermira Bagashi: Do ta mendoj Odeta Dume: Nuk të ka marrë malli për djalin? Pse nuk vjen? Ermira Bagashi: Jam mirë Odeta Dume: E kuptoj që je mirë, por do jeshë edhe më mirë nëse do vish në Shqipëri Ermira Bagashi: Faleminderit
Nëna kërkon vajzën e trafikuar në Zvicër, e bija telefonon pas kuintave:Më ka marrë malli për djalin
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

