Njëri djalë i erdhi pa kokë nga Turqia, tjetri u vra dhe u hodh lakuriq, borxhi vijon t'i përndjekë prej 11 vitesh

20 Shtator 2019, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2019-09-21 11:18:56

Nora Diamanti dhe Mikael Hoxha rrëfejnë historinë e përndjekjes për një borxh prej 7 mijë euro, që la vëllai Albert Hoxha pasi u ekzekutua në Greqi, ndërsa trupi i djalit tjetër të burrit nga martesa e parë erdhi i coptuar, pa kokë nga Turqia si pasojë e një aksidenti.

"Dua te them që kanë ndodhur ca probleme me atë byrazerin që ma kanë vrarë. Kërkojnë tani…nuk e di cfarë ka bërë më përpara dhe na kërkojnë lekë ne. Nuk e di cfarë ka marrë borxh, cfarë ka bërë. Ai i mori të tëra me vete, si i thonë fjalës. Ata po më bien në qafë mua tani. Po më kërkon mua me foto, me të tjera. Isha në Vlorë punoja me familjen time, isha shkëlqyer, isha rehat përse duhet më dali mua ky problem" thonë Mikale Hoxha dhe Nora Diamanti.

Kështu e nisin rrëfimin e tyre nënë e bir, nga Berati. Nora Diamandi është nëna e Mikael Hoxhës, djalin që lindi nga martesa e dytë me Hasan Hoxhën. Rrëfimi i pazakontë e ka zanafillën nga një ngjarje e rëndë që nis pas vrasjes se Albert Hoxhës, më 21 mars 2008 në Greqi. Alberti është një nga dy fëmijët e Hasanit, nga martesa e tij e parë me një grua tjetër. Nora është njerka, e cila bashkë me djalin e saj përndiqen sot nga persona të cilët kërkojnë ende një borxh të madh, të pashlyer, që la pas nga vdekja e tij, Alberti.

Grupi në të cilin ai ishte i implikuar kryen ekzekutimit e tij, ndërsa u vunë në prangat e polices greke. Por me vdekjen e tij u hap një tjetër kapitull, ai i kërcënimeve. Ndërsa asokohe familja e të ndjerit jetonin dhe punonin në Greqi, merrnin kërcënime të vazhdueshme edhe kur Alberti ishte ende gjallë. Borxhlinjtë u kërkonin parë familjes. Ata arritën të shlyenin vetëm 2 mijë euro, ndërsa Alberti jetonte i fshehur. Deri kur në vitin 2008 ai u morr peng e më pas u ekzekutua. Familja identifikoi trupin e pajetë, ndërsa me ikjen e djalit vijoi persekutimi ndaj tyre.

Një tjetër kërcënim iu bë familjes në vitin 2010. Persona të paidentifikuar morën më numër privat dhe kërkuan 7 mijë euro nga borxhi që u kishte Alberti, i cili gjeti vdekjen nga një plumb pistolete në kokë. Nën presion dhe terror, familja arriti të shlyente vetëm 3 mijë euro nga 7 mijë eurot e borxhit.