Drite mbi zhdukjen e Bleona Mates, një kroat rrëmbeu edhe një 7 vjeçar nga Maqedonia

27 Shtator, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2019-09-28 06:25:53

TIRANË- Zbulohet identiteti i kroatit i cili dyshohet si personi që ka rrëmbyer Bleona Matën. Referuar një lajmi të publikuar në 13 Mars 2012 në median kroate, Pa Gjurmë ka ndëtuar identitetin e këtij personi i cili përveç Bleona Matës dyshohet se ka rrëmbyer edhe tre fëmijë të tjerë

Në një lidhje telefonike për emisionin Pa Gjurmë me gazetaren Odeta Dume Bukurie Mata, e ëma e Bleona Matës hodhi dyshime tek familja e ish-burrit duke thënë se mund të jetë një prej tyre, për shkak të faktit se të gjithë janë të pajisur me letra kroate. Ajo tha se personin e dyshuar si rrëmbyesi i Bleonës e ka parë në fshat.

"Jam shumë e tronditur dhe e habitur për këtë lajm. Të gjithë goranët janë me letra kroate. Sot e gjithë familja e ish-burrit tim janë në Kroaci. Kjo mund të ketë lidhje 100% me goranët. Ky person është 100% i familjes sepse të gjithë goranët janë me letra kroate. Do ta rivazhdojmë çështjen e kërkimit. Ky person më është bërë si fytyrë e parë, është parë në fshatin Orjosht", u shpreh Bukurie Mata, e ëma e Bleona Matës.

Sipas lajmit të publikuar në median kroate, grupi ku bënte pjesë Sadat Toskiç sillte fëmijë nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Ai ka falsifikuar dokumentet, duke angazhuar një grua të identifikuar si Sanja Krishto e cila hiqej si nëna e fëmijëve të rrëmbyer në zyrën e regjistrimit në Sezvete.

Media kroate shkruan se duke falsifikuar çertifikatat e lindjes 2- trafikantët kanë mundur të sjellin nga Maqedonia drejt Kroacisë, 4 fëmijë shqiptarë, por planet e tyre kanë dështuar.

Ata u kapën në flagrancë duke tentuar të regjistronin fëmijë të tjerë. Kanë qenë nënpunësit e asaj gjendje civile që kanë dyshuar për vërtetesinë e dokumentave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me këtë ngjarje Sadat Toskiç u dënua me burg në vitin 2012 nga gjykata e Zagrebit ndërkohë që bashkëpunëtorja e tij Sanja Krishto u la e lirë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha