Pa Gjurme gjen Irid Kolën në një burg të Zvicrës/Nëna:Iu drodh zëri kur thirri o ma…

18 Maj 2021, 17:41

Prej 2 muajsh rezultonte i humbur falë ’Pa Gjurmë’ gjendet Irid Kola. 28-vjecari foli me familjarët më 22 mars të këtij viti nga Gjeneva e Zvicrës, ndërsa u ndalua nga policia zviceriane një ditë më pas. Prej dy vitesh i riu nga Elbasani ishte larguar nga Shqipëria si azilkërkues, ku jetoi në disa shtete të ndryshme, derisa për disa muaj u vendos në Zvicër, i papajisur ende me dokumentacion të rregullt. Ishte pikërisht ky shkaku i ndalimit, arsye që e zbuloi vetë Irid Kola, pasi me të mësuar se kërkohej në emision telefonoi familjarët nga një burg i Gjenevës. Ai ishte kapur nga policia zviceriane, teksa ishte nisur për në punë dhe në muajin qershor pritet të dalë në gjyq. Familjarët iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak ditë më parë për ndihmë, ku me mbërritjen e mjaft informacioneve, u dyshua se ai mund të kishte përfunduar pas hekurave. Gjatë një lidhje të drejpërdrejtë nga banesa e prindërve në Elbasan, nëna Natasha Kola konfirmon lajmin e mirë duke falenderuar për punën e berë emisionin. Fola me Iridin dhe më tha se ndodhej në një burg të Gjenevës. Nuk e di sa do ta dënojnë, sipas rregullave, pasi në qershor do të dali në gjyq. Më tha se e kishin kapur pa letra, ndërsa po shkonte në punë. Tani të paktën e hoqa merakun që pata dhe uroj të vij shëndosh e mirë në shtëpi. Ju falenderoj për punën tuaj dhe që munda t'i dëgjoja zërin. Nuk më kishte telefonuar, pasi nuk kishte patur kartë. Kisha merakun se mos ndoshta ishte përfshirë në ndonjë sherr.Me datë 23 mars ishte ndaluar nga policia, një ditë pasi foli me ne. I pari që foli me djalin ishte bashkëshorti. Djali më qetësoi se ishte mirë dhe po priste të dilte në gjyq 28-vjecari për herë të fundit komunikoi mbrëmjen e 22 marsit me familjarët, ku ishte shprehur se të nesërmen do të udhëtonte për në Bern. Pas këtij komunikimi prindërit tentuan të lidheshin me Iridin, por telefoni i tij rezultoi i fikur. Mesa duket ky udhëtim drejt Bërn-it, nuk u realizoi kurrë, pasi 28-vjeçari përfundoi pas hekurave.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv