Paça e Iftarit nga zonja Albana

11 Mars, 11:55

Paça e Iftarit

Përbërësit:

  • 3 gota ujë
  • 1 gotë kos
  • 2 lgj miell
  • 2 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 Iç kripë
  • 1 Iç piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan vendosim pak gjalpë dhe piper të kuq pluhur, e lemë derisa të shpërthejnë aromat dhe më pas vendosim thelpinjtë e hudhrës. Në një tenxhere hedhim ujë dhe e lemë të marrë valë. Ndërkohë përziejmë në një tas kosin me vezët, miellin dhe kripën. Këtë masë e shtojmë tek uji i vluar, e trazojmë derisa të lidhet dhe të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke e spërkatur me gjalpin e aromatizuar me piper të kuq dhe hudhër.