Pas 27 vitesh/ Florin Gjergji eshte ne burg, nuk do te zhgenjeje familjen

10 Qershor 2019, 20:30

Pjesa e dyte e emisioni Pa gjurme dt 10 QershorAlbert Gjymenga ishte ende një adolesht kur mori rrugët e emigrimit. Me origjinë nga Librazhdi familja e tij u transferua që herët në qytetin e Ballshit. 3 vite më pas ata vendosen përfundimisht në Shkozet të Durrësit. Asokohe Alberti ndihmonte të atin në punën si kamionist, derisa  sebashku me të vëllanë Rolandin vendosin të kalojnë kufirin drejt Greqisë. Në vitin 1996 nisen nga mali drejt tokës helenei dhe me të mbërritur filluan punë në bujqësi. 3 muaj me rrallë. 
Punonin me sezone deri kur në vitin 1999 ndodhej sërish në Greqi. Alberti u nis nga shtëpia për në punë me moror bashkë më kushërririn e tij të parë Shpëtimin, me të cilin fatkeqësisht pësojnë një aksident. Alberti dëmtohet më rëndë ndërsa Shpëtimi pëson dëmtime më të lehta. Alberti sillet në Shqipëri, ku do t’i nënshtrohej një operacioni. 2 javë më pas me një ndërhyrjë Albertit i heqin njërën veshkë. 

Ishte viti 2001 kur Alberti pasi del nga spitali, familja e tij kishte ardhur me banim në zonën e Kamzës, në një banesë me qera. 

Alberti ishte ende në regjim shtrati, pasi kishte pak kohë që kishte dalë nga spitali, ndërsa një ditë në derë paraqitet një mik i tij, me të cilin nuk dihet se cili ishte qëllimi ndërsa bisedojnë për shitjen e një pistolete, Alberti ia blen armën shikut të tij për 100 mijë lekë të vjetra, pavarësisht kundërshtimit të prindërit me pretendimin se nuk u duhej pasi nuk kishin konffilkt me askënd.

Ky episod ngriti dyshime për familjarët pasi pas këtij moment pak kohë më pas, miku i tij kapet nga policia, kjo e fundit shkon në shtëpinë e Albertit asokohe një 19-vjecar arrestohet dhe mbahet 3 muaj në paraburgim për armën pa leje që mbante në banesë.

Pas kësaj Alberti me të kyer dënimin emigron sërish në Greqi. Një peridhë kjo e errët për 19 vjecarin pasi familjarët nuk dinë më siguri me cfarë merrej i riu, pasi me t’u kthyer ai përfundon në burg për herë të dytë me 14 muaj.

Silvana do ishte partnerja e tij me të cilën vendosën të fejoheshin dy të rinjtë. 
Me të dalë nga burgu dhe fillon punë në sezonin turistik në plazhin e Durrësit

Ishte mbrëmja e 28 majit të vitit 2003 kur rreth orës 20:kur ndodhej në banesë sëbashku më prindërit e të vëllanë dikush e merr në telefon dhe i thotë 

" kam shtruar gruan në spital dhe të lutem më ndihmo që të më mbash fëmijët" 

Alberti del nga shtëpia pas kësaj telefonate dhe nuk u kthye kurrë. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë se cili ishte ai shok që telefoni atë mbrëmje. Ku iku atë natë Alberti? Cfarë ndodhi me fatin e tij ???