Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë nga zonja Albana

4 Tetor, 11:33

Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 300 gr mish të grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 domate /salcë domate
  • 1 spec të kuq
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 300 gr djathë pice
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim përgjysmë, pastrojmë pak nga pjesa e tulit, të cilën e presim në kubikë të vegjël. I spërkasim patëllxhanët me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim mishin e grirë me qepën. Më pas shtojmë salcën e domates dhe një spec të kuq në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Tek patëllxhanët e prerë në kubikë shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë dhe i përziejmë mirë. Mbushim patëllxhanët me një shtresë me mish të grirë dhe shtresën tjetër me djathë. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë për 10 minuta.