Përlot live malësorja/ ‘Më martuan sipas zakonit, burri më la me binjakët në rrugë”

30 Qershor 2020, 19:14

 

E la tek dera e prindërve me dy fëmijë të mitur. Ish vjehrri i komunikon familjes së nuses mos të kthehet më, pasi djali i tij nuk e dashuronte. Kjo është drama e Fullënxa Hidaj nga malësia e Krujës, 40-vjecarja që u braktis pas tre viteve bashkjetesë. Këtë pasdite në Pa Gjurmë, ajo rrëfeu jetën e saj dhe sfidat që po kalon.“Unë nuk e njihja fillimisht Enverin, që me pas u bë babai i fëmijve të mi. Vëllai i im e takoi përherë të parë dhe më tha ai do të jetë burri jot. Unë as fytyrën nuk ia kisha parë. Kur familja ma prezantoi, unë i kërkova vetëm të më bënte nënë asgjë më shumë.”- u shpreh Fullënxha.Pyetjes së moderatores se programit, se pse pranoi të martohej pa e njohur mirë, 40 vjecarja iu përgjigj: “Tradita në malësinë ku jam rritur unë kështu është. Familja vendos për fatin e vajzës. Mua nuk me lejohej gjatë fejesës as të flisja në telefon. Vetëm kur shkova nuse në familjen Myrtaj, kuptova realitetin. Pas tre vitesh, personin që doja më braktisi, jo vetëm mua por dhe dy fëmijët”- rrëfeu nëna e binjakëve.Fullënxha tregoi edhe momentin se si familja e burrit e largoi nga shtëpija. Ata e dërguan me binjakët tek babai dhe i thanë të mos kthehej më, pasi gjithcka kishte përfundur. Fatkeqësisht këtë komunikim nuk ia bëri babai i fëmijëve, por ish vjehrri i saj. Nga ajo ditë, kanë kaluar afërsisht 1 vit dhe as një komunikim mes ish dy bashkëshortëve.