Petë misri me jeshillëqe nga zonja Albana / Shije fantastike!

20 Qershor, 12:05

Petë misri me jeshillëqe

Përbërësit:

  • 800 gr miell misri
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri
  • 3 tufa jeshillëqe
  • 1 litër qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 2 tufa kopër
  • 2 të verdha veze
  • Dhiozmë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë mirë jeshillëqet duke i larë me ujë të bollshëm. Më pas i shtypim fort me pak kripë dhe i shtrydhim që të kullojnë lëngun e tyre. Shtojmë dhiozmën dhe koprën të prerë imët si dhe vajin e ullirit. Më pas vezët e rrahura, qumështin, kripën dhe piperin. Në një tas përziejmë miellin e misrit me gjalpin e tretur, vajin e ullirit si dhe pakëz ujë me kripë. E zëmë si brumë byreku të fortë. Më pas lyejmë anembanë tepsinë me vaj ulliri. Brumin e bëjmë si petë të trashë, e shtrojmë në tepsi dhe anët i shtypim me pirun. E fusim në furrë për pak minuta që të piqet. Pasi e nxjerrim nga furra hedhim masën e përgatitur me jeshillëqe, vezë dhe qumësht, e nivelojmë mirë. Rrahim në një enë 2 të verdha veze, me pak qumësht e vaj ulliri dhe ja shtrojmë sipër tavës. E pjekim në furrë në 200 gradë.