Qifqi, qoftet e Gjirokastës me oriz
Përbërësit:
- 500 gr oriz
- 4 kokrra vezë
- 1 lgj nenexhik
- Djathë sipas dëshirës
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Pasi e kemi zierë orizin e vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, vezët, kripën, piperin dhe nenexhikun. E punojmë mirë masën dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në një tigan me gropëza ku kemi vendosur pak vaj për skuqje.