Qofte me kungull nga zonja Vjollca

4 Maj 2020, 10:42

Qofte me kungull Përbërësit: 400 gr kungull i njomë Kripë 2 vezë 3 lugë gjelle parmixhan i grirë Piper i zi 1/2 lugë kafe kerri 100 gr miell Koper

Përgatitja: Lajmë kungujt dhe i grijmë ato në rende. (nga ana më e trashë). Shtojmë pak piper dhe e lëmë të pushojë 10 minuta. E kullojmë nga lëngu dhe e lëmë mënjëanë. Në një tas rrahim 2 vezë dhe parmixhanin të grirë imët. Shtojmë piper të zi, erëzën kerri dhe kungullin e grirë. I përziejmë mirë. Shtojmë më pas miellin dhe koperin dhe i përziejmë derisa të na formohet një brumë si brumi i petullave. Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë lugë lugë qoftet me kungull. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë me kos.