Receta e ditës - Pulë me kos e hudhra dhe trahana për mëngjes / Pjesa e dytë

15 Janar 2020, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2020-01-15 12:01:37

Trahana për mëngjes

Përbërësit:

4-5 gota ujë

4-5  lugë trahana

4 feta bukë ose 8 lugë tërshërë

Gjalp ose vaj ulliri

1 lugë kafe piper i kuq

4 feta djathë

Përgatitja:

Fillimisht përsheshim bukën në copa mesatare. Përziejmë trahananë me ujin e ftohtë dhe e vendosim tenxheren në zjarr, në temperaturë mesatare duke e trazuar vazhdimisht që të tretet mirë trahanaja. Shtojmë një lugë kafeje me kripë. E përziejmë derisa të na lidhet dhe të formohet një masë kremoze homogjene. E lëmë të marrë valë për 3-4 minuta dhe e largojmë. E përziejmë trahananë me bukën e përsheshur. E mbulojmë dhe e lëmë bukën të zbutet.

Thërrmojmë djathin.

Vendosim gjalpin të shkrijë ose vajin të ngrohet. Shtojmë pak piper të kuq dhe e largojmë menjëherë.

Ndajmë trahananë në pjata dhe e spërkasim me yndyrë. Shtojmë thërrime djathi dhe e servirim të ngrohtë.