Receta e ditës - Role me petë dhe kadaif dhe Bullgur kokërrmadh me kërpudha / Pjesa e dytë

26 Dhjetor 2018, 15:20

Receta e dytë: Bullgur kokërrmadh me kërpudha

Përbërësit:

1 gotë uji bollgur kokërrmadh

1 lgj vaj ulliri

3 kërpudha

1 qepë e thatë

1/4 spec i kuq

1 spec jeshil

1 tufë kopër

1 lugë margarinë

1 lk kripë

2 gota ujë të zier

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin. Pasi të ketë shkrirë gjalpi, shtojmë qepën e grirë, specin e kuq dhe atë jeshil duke i kaurdisur. Më pas shtojmë bullgurin , kripën dhe kërpudhat e ziera. Shtojmë ujin që ka zier dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 15 minuta. E shërbejmë pas 20 minutash.