Receta e ditës -Supë me thjerrëza dhe domate,supë dimri me oriz dhe patate / Pjesa e parë

6 Janar 2020, 11:29

Supë me thjerrëza dhe domate

Përbërësit:

250 gr thjerrëza

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

1 degë selino

400 gr domate (në kuti)

1 litër lëng perimesh ose ujë

Kripë

1 spec pikant

Bukë e thekur

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të 2 thelpi hudhra të grira imët. Pastrojmë degët e selinosë nga fijet dhe presim në feta shumë të holla, I shtojmë ato në tenxhere dhe I përziejmë së bashku me hudhrat, derisa hudhra të zverdhet lehtë. Shtojmë purenë e domates dhe e lëmë të marrë një valë. Shtojmë disa gjethe selinoje dhe më pas thjerrëzat e e thata të shpëlara mirë, shtojmë një litër lëng perimesh ose ujë. Nuk e mbyllim kapakun plotësisht dhe I lëmë thjerrëzat të ziejnë për 30 minuta në temperaturë mesatare.

Thekim disa brusketa dhe vendosim në fund të pjatës ose tasit 2 brusketa të thekura mirë. Copëtojmë pak spec pikant, e spërkatim me vaj ulliri nga shishja dhe më pas shtojmë thjerrëzat. Vendosim dhe një brusketë në anë të pjatës dhe spërkatim përsëri me një lugë çaji vaj ulliri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë.