Receta e ditës - Të brendshme qingji me oriz dhe pete sfoliate festive / Pjesa e dytë

21 Dhjetor 2018, 07:59

Receta e dytë: Ide festive me petë sfoliatë

Përbërësit:

2 petë sfoliatë

400 gr luleshtrydhe

Të verdhë veze

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Të gjithë petën e shpojmë në disa vende me pirun. E palosim atë në dysh dhe më pas vendosim një formë ylli. Bashkojmë me pak ujë 3 yje njëri përmbi tjetrin dhe në mes me ndihmën e një forme të vogël bëjmë një hapësirë boshe në qendër. Vendosim 3 yjet e bashkuar mbi një yll të plotë. E lyejmë me të verdhë veze dhe në qendrën ku kemi hapur hapësirën vendosim një lyleshtrydhe. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 10 minuta. Më pas i lëmë të ftohen dhe i pudrosim me sheqer pluhur. Kështu mund të bëjmë forma nga më të ndryshmet.