Rrëfehet ish punonjësia e seksit:Luftoj me vdekjen, prindërit ”më bënë lanet”

23 Qershor 2020, 19:09

 

Ai u zhduk më 23 qershor 2013 në Shqipëri, pasi shkoi të takohej me të dashurën e shqiptare, që njohu përmes chat-it. Për fatin e Ivan Pegan, 43-vjeçarit, nga Fano i Italisë nuk dihet më asgjë. Ai, u nis nga porti i Ankonës më 15 qershor 2013 drejt Durrësit, në tragetin që ishte planifikuar të kthehej po në Ancona, më 23 qershor 2013. Ai parkoi makinën e tij Opel Agila e verdhë, pranë portit në Ancona. Ivan kishte shprehur se po udhëtonte në Shqipëri, pasi kishte njohur një vajzë shqiptare me emrin Alba që jetonte në Tiranë. Ditët në vijim pas përpjekjeve të përsëritura për të kontaktuar me telefon dhe përmes postës elektronike, familja vendos të denoncojë humbjen e Ivan tek Karabinierët e Fanos. Për Ivan Pegan, 43-vjeç nga Fano, dashuria për të kishte fytyrën e vajzes myslimane shqiptare, e cila quhej Alba. Ai ishte i vendosur për të nisur bashkëjetesën, duke planifikuar të ardhmen në një apartament që do ta merrte me qira, një të ardhme me vajzën që kishte njohur në shkurt të viti 2013, pak muaj para se të zhdukej. Kështu dy muaj më vonë Ivani blen një biletë ku vjen në Tiranë dhe qëndron të paktën 5 ditë. Gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri, Ivanit nuk i kishin pëlqyer disa sjellje dhe qëndrime të çuditshme të së dashurës, e cila nuk e kishte prezantuar tek miqtë. Dy muaj nga udhëtimi i parë në Shqipëri ai sërish pret një biletë dhe nisët për në Durrës ku dhe do të qendronte për 10 ditë. Kur nga familja e shtetasit Italian u mendua se cifti do të bënte paqe, fill një mbrëmje qershori, e dashura e tij shqiptare Alba kishte telefonuar jo familjen, por disa miq se Ivan është zhdukur dhe se diçka serioze i kishte ndodhur. Familja bëri denoncim në polici, ndërsa në Tiranë, Alba përfundoi në një heshtje të çuditshme: pas atij alarmi të dhënë, ajo nuk kërkoi më as miqtë as të afërmit e Ivanit. E motra e Ivanit, Barbara nis të gjurmojë përmes Facebook-ut, ku mëson se Alba menaxhonte profile të shumta. Reagimi i saj kishte qenë i ftohtë, se natën e zhdukjes ata ishin grindur dhe ai ishte larguar nga lokali duke lënë aty cantën dhe kompjuterin. Sende të cilat Alba ia ktheu familjes, por në kompjuter mungonte hard disku. Por pse Alba ishte e interesuar të mbante zemrën e kompjuterit për vete, kutinë e zezë të lëvizjeve dhe kontakteve të Ivanit ? Misteri thellohet kur Barbara, e motra e Ivan zbulon disa e-maile shqetësuese në korrespondencën midis dy të dashuruarve, ku nga ana e Ivanit, kishte pasur një sërë akuzash në drejtim të Albës.Ndërsa hetimet nisën, Prokuroria e Pesaro-s hap një dosje për vrasje. Edhe përtej Adriatikut, ku raportohet zhdukja një vit më vonë, hapen hetimet shqiptare. Policia në Tiranë është e bindur që Ivan u largua nga brigjet shqiptare mbrëmjen e zhdukjes së tij, në 23 qershor 2013. Por pse do të duhej të nisej për në Bari, ku ai nuk njihte njeri, nëse ai kishte një biletë kthimi për në Ancona, aty ku kishte parkuar makinën e tij, në pritje për tu kthyer drejt Italisë ? Në Bari, megjithatë, Ivan nuk dukej në listat e pasagjerëve të ndonjë trageti të asaj jave nga kontrollet e kryera nga policia italiane. Sot nuk dihet asgjë për fatin e 43-vjecarit italian.