#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një dëshmitar nga Greqia pretendon se e ka parë në fund të janarit të këtij viti, në Kato Patisia të Athinës. 'E kam parë në datën 23 janar në Kato Patisia, afër qendrës së Athinës në orën 7:30 mbasdite, në një stacion treni. E kisha dëgjuar në emision dhe në momentin qe më afrohet dhe më kërkon ndihmë, m'u duk fytyrë e parë. E pyeta se nga ishte dhe më pohoi nga Gjirokastra. Nuk munda ta pyesja për emrin, por me të bisedova pak minuta. Nga ngjashmëria që ka me foton e publikuar në emision jam i sigurtë 100% se bëhet fjalë për Maradona Ibrahimin. Besoj se ishte rreth 31-32 vjec. Dukej se bënte jetën e një endacaku rrugëve të qytetit të Athinës. Kishte veshur një bluzë dhe një palë xhinse dhe rrinte i ulur në një stol', sqaroi dëshmitari Në një lidhje live nga Gjirokastra, nëna e 31-vjecarit Maria, pohoi faktin se ai është rritur në lagjjen Kato Patisia, vend ku është parë nga dëshmitari dhe se në atë zonë ai ka patur shumë shokë. Minutat në vijim gjatë transmetimit live në 'Pa Gjurmë' një tjetër dëshmitar dërgoi në redaksinë e programit 2 foto, duke pretenduar se 31-vjecarin e humbur e ka parë në qytetin e Lezhës. Fotot e transmetuara live i panë edhe nëna e Maradonës, e cila pranoi ngjashmërinë e imazheve me djalin e saj. 'Po, ai është djali im', pohon nëna Megjithatë ende mbetet për t'u verifikuar nga stafi, çdo informacion që u përcoll në program dhe që mund të hedh dritë mbi vendndodhjen aktuale të të riut. Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit, në Gjirokastër, por nënës i telefonoi pak orë më pas, nga Saranda. 31-vjecari kishte jetuar 19 vite në Greqi, ku ra ’pre’ e lëndëve narkotike, bashkë me të edhe vajza që ai dashuroi. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjec. Edhe pas kthimit në Shqipëri, i riu sërish nuk gjeti qetësi. Ditën që u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00
Shënja jete për Maradona Ibrahimin,’Pa Gjurmë’ lidh nënën me dëshmitarin
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18
