Stafi i “Pa Gjurme” gjen pas tre vitesh Ardian Hysen në Prishtinë

20 Janar 2021, 19:28

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Odeta Dume: Ardian Përshëndetje! Ardian Hysa: Përshëndetje! Odeta Dume: Unë jam Odeta Dume nga emisioni “Pa Gjurme” dhe në studion tonë të kërkon gruaja së bashku me fëmijët Ardian Hysa: Po se më ka treguar ky shoku im Odeta Dume: Ardian mirë je me shëndet? Ardian Hysa: Mirë jam po. Odeta Dume: Po çfarë ka ndodhur pse nuk flet me familjen? Ardian Hysa: Sepse I kam bër keq familjes time. Odeta Dume: Ke gabuar? Ardian Hysa: Jo i kam bërë shumë keq Odeta Dume: Por ato të kanë falur për gjithcka mjafton që t’i të kthehesh në shtëpi. Nuk të ka marrë malli për fëmijët, për djalin për vajzën? Odeta Dume: Ke ndërmend të vish në Shqipëri? Ardian Hysa: Nuk e di a do më falin. Odeta Dume: Të kanë falur sepse e kanë thënë edhe në program që mjafton të jetë gjallë se e kemi falur. Ardian Hysa: Nuk e di Odeta Dume: Ardian sa vite ke që jeton aty në Kosovë? Ardian Hysa: Që kur kam ik nga shqipëria. Odeta Dume: E ke planifikuar vetë largimin? Ardian Hysa: Po sepse I bëra keq familjes dhe nuk dija cfarë të bëja. Odeta Dume: Të kujtohet ajo ditë kur u largove, ke lënë vajzën në spital dhe ike. Ardian Hysa: Po e di shumë mirë, por e kam marr në telefon dajën kur kam shku në Kukës dhe i kam thënë më falni për cdo gjë dhe më pas kam mbyllur. Odeta Dume: Pra që prej 2017 që kur je larguar e derimë sot ke jetuar në Kosovë? Ardian Hysa: Po po, as kam asgjë prej gjëje vetëm kam punuar ktu dhe kam larë borxhet që kam patur, por nuk e di nëse do më falin familja ime. Odeta Dume: Të kanë falur, kam patur në studio bashkëshorten tënde motrën tënde, kanë bërë thirrje për ty vetëm të jesh gjallë, edhe gruaja të ka falur, fëmijët të kërkojnë. Ardian Hysa: Nuk e di a janë tek shtëpia ime apo kanë ikur? Odeta Dume: Do t’I jap unë të gjitha informacionet vetëm ti do më japësh fjalën që do të kthehesh në Tiranë dhe të dal unë të të pres? Ardian Hysa: Unë do të kthehem vetëm nëse bashkëshortja dhe fëmijët janë në shtëpinë time. Odeta Dume: Në shtëpinë tënde është, duke të të pritur është Ardian. Nusja vazhdon të të presi së bashku me fëmijët. Ardian Hysa: Po a do më falin? Odeta Dume: Të kanë falur për të gjitha gabimet që ke bërë. Ardian Hysa: Vetëm për pjesën e lekve kam gabuar q ëi kam harxuar. Bixhozi më ka shkatrruar jetën. Që kur jam kthyer nga Greqia në vitin 2011, u martova dhe nuk kam parë askënd tjetër përvec bashkëshortes time. Odeta Dume: As bashkëshortja nuk ka krijuar familje të re, ajo vazhdon të të presë. Ardian Hysa: Nuk e di a është tek shtëpia ime Odeta Dume: Tek familja jote është sepse me motrën ka ardhur në studio. Ardian Hysa: Në Prishtinë po jetoj, kam punuar shumë që të laj borxhet dhe tani nuk kam më për të larë. Odeta Dume: Ardian do më japësh fjalën që këto ditë do të presësh biletën dhe të vish në Tiranë? Ardian Hysa: Nuk kam para për momentin. Odeta Dume: Do flasim bashkë dhe biletën do ta paguajmë ne, ti mjafton t’i hipësh autobuzit dhe kur të mbërrish këtu në Tiranë do ta paguaj unë. Ardian Hysa: A është e vërtetë që do më falë familja? Odeta Dume: Unë prandaj po të sjell në Shqipëri sepse familja të ka falur dhe të kërkon, unë dua që të të bashkoj me familjen, t’ja nisni nga e para dh etë bashkohesh edhe me fëmijët.Ardian do më japësh fjalën si burrat që unë do të të pres biletën dhe dhe ti do të vish në Tiranë. Ardian Hysa: Okej do flasim prape.