Supë kremoze me patate dhe me presh nga zonja Albana

6 Dhjetor 2023, 12:13

Supë kremoze me patate dhe me presh

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 250 gr presh
  • 500 ml qumësht
  • 1.5 lugë supe gjalpë
  • ½ lëng limoni
  • Kripë, piper i bardhë
  • Arrë moskati
  • Majdanoz

Përgatitja:

Patatet dhe preshin e pastruar i presim në copa dhe i vendosim në zjarr për t'i zier. Hedhim ujë sa të mbulohen dhe pak kripë. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. I grijmë me mikser derisa të bëhet një masë kremoze dhe hedhim qumështin, gjalpin, piperin e bardhë dhe arrën moskat. E vendosim në zjarr dhe e lëmë sa të marrë edhe një valë. Rregullojmë shijen me kripë, në fund hedhim lëngun e limonit dhe pak majdanoz të grirë.