Supë me thjerrëza dhe kos nga zonja Vjollca

4 Shtator 2020, 11:10

Supë me thjerrëza dhe kos

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza jeshile

3 gota ujë, lëng perimesh ose lëng mishi

1 lugë gjelle miell

2 filxhan çaji kos

1 e verdhë veze

½ lëng limoni

2 lugë gjelle gjalp

1 lugë çaji nenexhik

kripë

Shënim: Mund ta kombinoni dhe me 1 filxhan kafe makarona të vogla

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe I vendosim për të zjerë në temperaturë mesatare për 20 minuta ( pa kapak) dhe I kullojmë ato pasi të ziejnë. Në një tenxhere me 3 gota ujë ose lëng perimesh ose mishi shtojmë 1 filxhan kafe makarona të vogla nëse doni ta kombinoni me to në rast se jo vendosni thjerrëzat e tjera. Në një tas përziejmë miell, kos dhe 1 thelpi hudhër të shtypur si dhe 1 të verdhë vezë si dhe 1/2  gotë ujë të ftohtë I përziejmë mirë dhe shtojmë në të pak nga pak lëng nga thjerrzat I përziejmë sëbashku dhe e lënë të marrë val në temperaturë të ulët. Ndërkohë shkrijmë gjalpin shtojmë në të nenexhikun. E servirim të ngrohtë.