Tha se do ikte në Greqi, por familjarët e mohojnë! Si u zhduk 40-vjeçari, baba i dy fëmijëve?

3 Qershor, 22:36

Ishte 10 nëntori i vitit 2017 kur Ardian Hysa doli në mbrëmje duke u thënë familjarëve se do të takohej me një shok.

Kjo ka qenë prania e fundit fizike e tij në familje. Askush nuk e dinte planin e 40-vjeçarit, kur një ditë më pas më datë 11 nëntori, ai merr në telefon dajën e tij duke i pohuar se ishte drejt Greqisë. Që nga ai moment për babanë e dy fëmijëve nuk ka asnjë informacion. Askush nuk e pa ku shkoi, por edhe pas denoncimit në polici nga verifikimet e këtyre të fundit nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar, sikundër i kishte pohuar dajës së tij. Vajza që sot është 3 vjeçe ishte foshnjë kur i ati u largua, ndërsa djali e kërkon vazhdimisht të atin me të cilin kishin një marrëdhënie të ngushtë. Ata dilnin çdo ditë bashkë, por ajo pasdite e vonë ishte e vetmja kur i ati nuk e mori të birin me vete.

Ai doli nga banesa na zonën e Kombinatit në Tiranë ku jetoni prej vitesh ndërsa kishte 8 vite martesë me Qamile Hysën, bashkëshortja që ka vendosur ta kërkojë sonte në "Pa gjurmë’’ me një kërkesë të vazhdueshme jo vetëm të saj, por për tepër të fëmijëve që kërkojnë babanë. Ardiani kishte emigruar edhe më herët drejt tokës helene, e njihte mirë atë terren, ndërsa me vite kishte punuar në zona të ndryshme në Athinë. Por pasi u martua vendosi ta ndërtojë jetën këtu, në Shqipëri ku merrej me punë të ndryshme, së fundmi në ndërtim. Atë ditë kur 40 vjeçari u largua nga banesa, bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi, por në spital me vajzën e shtruar. Gramshioti, në dijeninë e familjes kurrë më parë nuk kishte shprehur dëshirën për t'u larguar jashtë vendit. Ai nuk dëshironte të ishte larg tyre.

Ndaj sot, zhdukja e tij ka ngritur një pikëpyetje të madhe tek familjarët, fakti që për fatin e tij nuk dihet më asgjë…

Programe të tjera