Tortë me krem djath ( cheesecake) nga zonja Vjollca

13 Nëntor 2020, 10:51

Tortë me krem djath ( cheesecake)

Përbërësit:

5 vezë ( të ndara e bardha nga e verdhë )

100 gr sheqer

1 lugë kafe koncentrat vanilje

100 gr niseshte misri

500 gr krem djathi

Tepsi me diametër 22 cm

letër pjekje

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë në dy tasa 5 vezë të verdhat veç të bardhat  veç. Në tasin me të verdhat e vezëve , shtojmë 100 gr sheqer dhe i rrahim ato me mikser elektrike  deri sa sheqeri të shkrijë dhe të verdhat e vezëve të rrisin volumin. Rrahim të bardhat e vezëve sat ë fromohet një marengë e plotë. Shtojmë lugë lugë marengën në tasin me të verdhat e vezëve duke e përzjerë ngadalë me një spatula. Shtojmë 1 lugë kafe koncenrtat vanilje  dhe më pas 100 gr niseshte misri e përziejmë përsëri me spatul. Në fund shtojmë 500 gr krem djathu e nivelojmë atë në një tepsi me diametër 22 cm ku  më parë kemi shtuar letër pjekje. Vendosim për 25 minuta në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta. E nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet e përmysim në një pjatë duke e pudrosur me pak sheqer pluhur e servirim në pjatë me fruta.

Programe të tjera

Shiko të gjitha