Thellohet skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në qytetin e Kamzës, ku për momentin janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe ish-roja i gjimnazit “Gramoz Palushi” në Kamëz. Gazetari i Report TV Elton Qyno, i ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë ’ tregon për të tjera detaje nga dosja hetimore për katër të arrestuarit nga kjo ngjarje. Vajza e mitur është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doga, ndërkohë një fakt i ri ka dalë gjatë hetimeve, ku në telefonin e Abazit prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doga, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abaz Dogës në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dogës, i cili më pas ka filluar presionet. Prej muajit prill 2019 e deri në muajin Maj 2020 vajza e mitur është abuzuar seksualisht nga Abaz Doga. Por ajo çfarë ka zbardhur policia dhe prokuroria e Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit, është dhe përfshirja e dy vajzave të reja, që tashmë janë në vitin e parë të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Kamëz. M.C dhe një vajzë tjetër me emërin “Sabina” sipas kallëzueses S.Th, janë abuzuar seksualisht nga Abaz Doga dhe disa djem të tjerë të shkollës. Vendi ku tre vajzat kryenin marëdhënie seksuale ishte pikërisht shtëpia e braktisur e vëllait të Abaz Dogës në Kamëz, e cila ndodhur në një distancë prej 100 metra nga shkolla, ku studjonin vajzat. Hetimi i 5 oficerëve dhe dy prokurorëve, tashmë është përqëndruar edhe tek rastet e tjera, pasi ka të dhëna se në këtë skandal seksual me nxënëset e shkollës, mund të jenë implikuar dhe disa mësues. Ende nuk ka gjë zyrtare, por policia dhe prokuroria e Tiranës ka mbledhur informacione se mësuesit mund të jenë përfshirë në këtë skandal seksual me vajzat. Rasti në fjalë po monitorohet me shumë vëmëndje dhe nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në ministrinë e Arsimit, ku javën e kaluar është marë vendimi për shkakrkimin nga detyra e drejtorit të gjimnazit Abaz Hoxha. Hoxha, është drejtori që kishte punësuar si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”,shtetasin e arrestuar Abaz Doga. Megjithëse drejtori e ka mohuar faktin e punësimit të pedofilit në shkollë, në deklarimet që Abaz Doga ka dhënë në polici ka treguar se ai në momentin e arrestimit nga policia punonte si roje pranë këtij gjimnazi. Konfirmimi për shkakrkimin e drejtorit të gjimnazit vjen edhe nga burime pranë zyrës së Arsimit në Kamëz, të cilat thanë se:“…përgjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, janë konstatuar shkelje të rënda të drejtimit dhe menaxhimit të punës në këtë gjimnaz, duke sjellë dhe pezullimin nga detyra të Abaz Hoxhës. Pritet që në vazhdim do ketë një vendimarje përfundimtare për postin e drejtorit…”. Abaz Hoxha, nuk është i padëgjuar nga media dhe drejtësia Shqiptare, pasi ai rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja momentalisht ndodhet edhe për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërkohë jo më larg se dy javë ministria shkarkoi nga detyra dhe drejtorin e shkollës “Azem Hajdari”, Besnik Daci. Ky i fundit fillimisht u pezullua, por nuk ka kaluar shumë ditë që ai të shkarkohet plotësisht nga posti i drejtorit të shkollës. Raprezalja e Ministrisë së Arsimit është shtrirë dhe tek tre nën/drejtorët e shkollës “Azem Hajdari”, ku është vendosur për shkarkimin e Mark Lleshit, Mimoza Dostit dhe Fatmir Gjystila. Ndërkohë që me urdhër të drejtorisë së Arsimit, është emëruar dhe drejtori i ri i shkollës “Azem Hajdari”, Maliq Qoku Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Zbardhet dosja/Roja fshihte 19 video seksuale me tre të mitura , dyshime edhe për mësuesit
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

