Zhduket në Londër 21-vjeçari/ Babai për 'Pa gjurmë': Kisha kuptuar se pinte lëndë narkotike, endej si endacak rrugëve

19 Nëntor 2019, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2019-11-19 19:53:03

TIRANË- Panajot Dolorezi, 21 vjeçari që endej shpesh si endacak rrugëve të Londrës, humbet kontaktet me familjen ne 14 janar të vitit 2019.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë”, u denoncua historia e 21 vjeçarit me nënshtetësi Greke, Panajot Dolorezi, i cili humbi kontaktet me familjen nga Crawley, në Londër, në datën 14 janar të vitit 2019. Gjatë transmetimit live, u realizua lidhje telefonike nga Londra me babanë e Panajotit, Vasil Dolorezi i cili shprehet se prej kohësh Panajoti ka qenë përdorues i lëndëve narkotike:

Që në moshën 17 vjeçare, kam vërejtur  që ka filluar të përdorte lëndë narkotike. E kam kërkuar kudo, nuk figuron as në spitale, ndërkohë kam bërë denoncim në polici në Londër, si dhe kam kontaktuar  me Kryqin e Kuq. Numri i celularit rezulton i fikur. Jam i bindur që nuk është larguar nga Anglia, pasi  ka humbur të gjitha dokumentet.  Do i lutesha gjithsecilit që mund ta shikoj diku, të na njoftoj", tha babai i tij në një lidhje telefonike për Report Tv.

Me dëshirën për të jetuar i pavarur, Panajoti Dolorezi, shkaktonte shumë probleme në familje, zënka, e deri te largimi i herë pas hershëm nga banesa. Pas një zënke të fortë me babanë e tij, ai largohet përfundimisht nga shtëpia ku jetonte me të që nga tetori i vitit 2017. Babai,Vasil Dolorezi, e gjente shpesh herë rrugëve si endacak, pasi kalonte disa kohë që nuk kthehej në shtëpi. Para se të humbte kontaktet, Panajoti, i kishte treguar babait se kishte punuar në një lokal, me pronar shqiptar dhe se ishte larguar me debat nga ai vend pune. Panajoti ka patur kontakte me shtetas greke dhe shqiptar, për shkak te origjinës se nënës së tij nga Greqia dhe babait nga Shqipëria. Panajoti kishte shprehur se i pëlqente të jetonte në Angli. Dhe prej 2 vitesh, që nga tetori i vitit 2017, ai nuk ishte larguar asnjëherë nga shteti Britanik. 21 vjeçari, nuk ka patur asnjë problem shëndetësor. Me mungesën e informacionit vendodhjen e tij, babai i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se një ditë, Panajoti do të kthehet përgjithmonë në gjirin e ngrohtë të familjes.