Mirela Zefi ndërtoi një jetë në kontinentin amerikan, që kur familja Colaj emigroi kur ajo ishte 4-vjece.Sëbashku me prindërit Luigj dhe Luce dhe dy vëllezërit, Mirela u rrit në kontinentin e largët. Ajo u martua me Marin Zefin nga Rrjolli i Malësisë së Madhe, me të cilin kishte edhe një lidhje krushqie. Mirela ishte 26-vjecare atë kohë, kur solli në jetë djali i tyre të vetëm Bledi Zefin, i cili u lind në vitin 2011. Nëna kujdesej për të birin, ndërsa bashkëshorti Marini punonte në ndërtim. Më shumë se një dekadë bashkë, jeta e tyre ndryshoi në 360 gradë. Pas një jete të ndërtuar në Amerikan e largët, Mirela vendos të marrë djalin dhe të ’’arratisen’’.Më datë 19 korrik të vitit 2019, Mirela u largua fillimisht nga shtëpia, ku cifti kishte jetuar shumë vite duke marrë një banesë me qera po në Amerikë.Pas këtij largimi të papritur, bashkshorti merr një avokat për të marrë kujdestarinë e djalit, pasi gjëndja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë. 2 vite para se të largohej Mirela kishte shfaqur probleme psikologjike. Ndërsa ndaloi së vazhduari kurën që merrte. Ajo shfaqte hera-herës hamendësime të ndryshme, mendime për të cilat nuk dërgonte as në shkollë të birin nga frika e një rrëmbimi. Kur Mirelës i vjen njoftimi nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, ajo largohet pa gjurmë, një javë para se të paraqitej në seancën gjyqësore.Pas largimit të saj bashkë me djalin familja nis kërkimet, ndërsa mëson se sipas sistemit TIMS Mirela ndodhej në Shqipëri. Gjykata zhvilloi seancën gjyqësorë pa praninë e palës tjetër, për të cilën deri në atë moment nuk dihej se ishin larguar nga Amerika.Policia amerikane u vu në kërkim të djalit, ndërsa Mirela është vënë nën akuzë për rrëmbimin e fëmijës. Bashkëhsorti Marini, , ka bërë denoncim edhe në policinë shqiptare lidhur me zhdukjen e 35-vjecares bashkë me djalin 9 vjecar. Informacionet që ata mundën të mësojnë për vendodhjen e Mirelës dhe djalit në Shqipëri, ishte në një hotel në qytetin e Shkodrës, ku ajo mendohej se kishte qenë aty pas datës 16 gusht, datë nga e cila ajo u largua nga Amerika. Sipas stafit të hotelit ku familjarët kanë kontaktuar mësohet se të dy kishin qëndruar aty për dy ditë dhe se ishte larguar me një taxi drejt Tiranës, vend ku ajo nuk ka asnjë të afërm. Por pas këtij episodi nuk dihet nëse shoferi e ka dërguar në destinacion apo jo.Familjarët e Mirelës jetojnë në Shkodër, vëllain më i madh në Zogor të Malësisë së Madhe dhe të afërm të tjerë gjithashtu në këtë zonë.1 vit nga zhdukja e nënës me djalin nuk ka ende asnjë informacion. Ndërsa autoritetet përtej oqeanit e kanë shpallur në kërkim 35-vjecare që prej datës 25 tetor të vitit 2019. Rasti i zhdukjes së të miturit me nënën e tij është bërë publike edhe në mediat amerikane.
Zhduket nëna me djalin 9-vjecar nga SHBA,’Pa Gjurmë’ zbulon vendndodhjen në Shkodër
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54
