• VIDEO

    ‘Lufta’ në PD, Hoxha: Kuvendi do mblidhet për të shkarkuar Bashën! Malko: Berisha shkaktar i situatës në parti! Pano Soko: SPAK të nis hetimet për ish-liderin demokrat

    Lufta brenda Partisë Demokratike po vijon që prej përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Ky ishte edhe vendimi që përçau partinë, ku disa prej demokratëve janë pozicionuar në krah të liderit historik të PD, ndërsa të besuarit e Bashës kanë mbështetur vendimin e tij individual.

  • VIDEO

    Mjeku nga Kosova: Autoritetet duhet të mendojnë vaksinimin e moshave 7-18 vjeç nëse nuk do të përballet me valë tjetër COVID! Skadimi i 133 mijë vaksinave, pasojë e keqmenaxhimit

    Mjeku infeksionist nga Kosova, Ilir Tolaj në një intervistë për Report Tv e konsideron kyçe vaksinimin e fëmijëve të rinjve për të shmangur që vendi të përballet me një valë tjetër të COVID në të ardhmen si kjo që po kalon aktualisht, ku vetëm në një muaj kanë humbur jetën mbi 800 persona.

  • VIDEO

    Programi 'Rama 3', eksperti i ekonomisë Çoçoli: Nga ulja e taksave përfitojnë rreth 435 mijë të punësuar! Shërbimet ndaj taksapaguesve 100% digjitale! 226 mln euro subvencione për bujqësinë

    Pak ditë pasi qeveria 'Rama 3' prezantoi programin qeverisës, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli i ftuar në 'Report Tv', ka bërë një pasqyrë të qartë të ndarjes së buxhetit për qytetarët dhe bizneset që do të përfitojnë 4 vitet e ardhshme

  • VIDEO

    Rrëzohet trajleri në aksin Kavajë-Durrës, bllokohet lëvizja e makinave, krijohet trafik! Policia: Të shmanget kalimi në këtë rrugë

    Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është rrëzuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve

  • VIDEO

    Pa Gjurme-I gjendet familja zonjës pakujtesë/E kishin braktisur,vetëm i biri e kërkonte

    E pazakontë, por e vërtetë historia që u prezantua këtë të enjte në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Familja e dinte të vdekur, shokohen kur shikojnë motrën e tyre gjallë në Report Tv. Ifete Sherifi u gjet pa ndjenja në një rrugicë të Tiranës, në mars të vitit 2014, ku me pas përfundoi në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan. Plagët në kokë i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara prej 7 vitesh ishte një zonjë e paidentifikuar. ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-E dinin të vdekur prej 7-vitesh,gjendet gjallë Ifete Sherifi.Shokohet i vëllai( 23-9-2021)

    Dy vëllezërit dhe dy motrat e dinin të vdekur, ndërsa ’Pa Gjurmë’ komunikon lajmin se Ifete Sherifi, e moshuara që ka humbur kujtesën është gjallë dhe ndodhet prej 7 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan. Kjo histori thuajse e pabesueshme përcolli në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ këtë të enjte, emocione të papërshkrueshme. Pasi mundi të zbulonte identitetin e vërtetë të zonjës nga Tirana. Stafi udhëtoi drejt azilit në Poliçan për të takuar të moshuarën, e cila nuk ka asnjë informacion për jetën e saj. 63- vjecarja u gjet marsin e vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë. Uniformat blu e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, ku zonja pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi u rehabilitua, Shërbimi Social Shtetëror e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. I vetmi emër që ajo ka përsëritur vazhdimisht është Ifete Sherifi, emri i vërtetë i saj. Rasti u denoncua nga Mirela Përroj një nga punonjëset sociale të azilit, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk ishte interesuar. Kur rasti u bë publik në puntatën e 7 shtatorit në Report Tv, një bum telefonatash mbërritën në redaksinë e programit, ku një nga dëshmitë e rëndësishme ishte edhe ajo një ish-fqinje. Ndërsa u shpreh e bindur se zonja që ajo kishte parë në ekran, ishte Ifete Sherifi dha detaje të vlefshme mbi të shkuarën e 63-vjecares. Unë e njoh shumë mirë Ifete Sherifen se e kam patur komshije. Pas konfilkteve që pati me ish-burrin ata u divorcuan. Familja e saj nuk e qaji më dhe burri e dëboi. Ifetja ka jetuar rrugëve duke bërë për shumë kohë jetën e një endacakeje dhe flinte në shkallët e një pallati. Shumë vonë nëna I hapi derën, por ajo qëndroi shumë pak me prindërit dhe u largua. Që prej asaj kohe nu u mor vesh çfarë ndodhi me Ifeten. Edhe prindërit I vdiqën më vonë. Para 4 viteve i vëllai i saj Spartaku shiti shtëpinë dhe unë e pieta: Ore ku është Ifetja?-ai m’u përgjigj: Na ka vdekur. Unë u habita kur pashë emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe shfaqi videon ku fliste Ifetja. Ifete Sherifi ishte identiteti i vërtetë i saj, emri që zonja pa kujtesë ka thënë në mënyrë të përsëritur për 7 vite me radhazi. Ishte ky emeri, pas të cilit ‘Pa Gjurmë’ nisi investigimet, për të zbuluar identitetin e zonjës, të cilin as policia nuk kishte mundur ta identifikonte. Pas gjetjes së trungut të familjes dhe mbërritjes në gjurmët e familjarëve stafi udhëtoi sërish drejt Poliçanit për të përcjellë të tjera emocione. Zonjës me flokë të thinjura dhe me sy të përhumbur iu tha emri i të birit. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi ta kujtonte dot se kishte edhe një djalë me emrin Arian Ciko, të cilin e la që kur prej moshës 2-vjecare, kur u divorcua nga bashkëshorti në vitin 1983 dhe ai e dëboi nga banesa. Ifetes në program iu treguan edhe fotot e siguruara të dy vëllëzerve, Arbenit dhe Spartakut, por ajo serisht nuk mundi dot të kujtojë asgje. Prekëse ishin fjalët që ndoshta ajo i lidhi me rrethanat e së shkuarës. Na e bëri me dorë dhe na tha: Shikoni punën tuaj. Djemtë janë sekret i madh. Pse unë kam djalë? Nuk e kam gjetur më aty. Po e pres Arjanin... Gjetja e familjarëve të Ifetes zbuloi në të njëjtën kohë dhe jetën e vështirë, që kishte bërë e moshuara, e cila për shumë kohë kishte jetuar e vetme, duke kaluar netët në shkallët e pallatit. Shokues ishte momenti, kur vëllai mësoi se e motra ishte gjallë. Arben Sherifi u shpreh për gazetarët se prej 7-vitesh motrën e dinte të vdekur. Por një tjetër e papritur, ndodhi në emisonin ’Pa Gjurmë’, kur në minutat e fundit të programit reagoi live edhe ish-kunata e Irfetes Jolanda Ciko, e cila na çoi në gjurmët e djalit të 63-vjeçares. Aty mësuam se Irfetja është bërë edhe gjyshe. ’Unë e kam rritur Arian Cikon. Ai është sot 39 për 40 vjec dhe ka një djalë 15 vjec. Arjani e ka kërkuar Ifeten, ne të gjithë e dinim të vdekur. Vetëm me tezen në Amerikë ai ka kontakte dhe ajo ia ka konfirmuar vdekjen e nënës. Unë e kujtoj shumë mirë që ajo ishte 23 vjece kur u divorcua, ndërsa djali ishte 2 vjec dhe familja nuk e përkrahu. Deri në moshën 8-vjecare djalin ia rrita unë. Ish-burri i Ifetes u martua sërish dhe ai u rrit nga njerka. Sot ai jeton në Tiranë. Ifetja ka qenë shumë e bukur dhe më vjen keq që e shoh në këtë gjendje. ’Pa Gjurmë’ nuk ndalet këtu me këtë histori, pasi misionin vazhdon, me shpresën që të mund të realozjmë takimin e nënës me të birin...

  • VIDEO

    U largua në moshën 4-vjeçare, Kristina Preka nga Lezha rikthehet nga SHBA për të mësuar traditën dhe kulturën shqiptare: E kisha ëndërr

    Kristina Preka është larguar 4 vjeçe nga Shqipëria, pasi familja e saj emigroi fillimisht në Greqi e mandej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e sipërmarrjes së njohur të Agroturzmit "Mrizi i Zanave" në Fishtë të Lezhës, por duket se është ambientuar shpejt.

    "Këtu te Mrizi i Zanave më nxiti të vij bukuria. Dua të mësoj se si bëhen gjërat. Është vend shumë i mirë dhe tani po shikoj edhe si lidhet me historinë që ka Shqipëria. Dua të mësoj që kur të më pyesin sesi bëhet kjo gjë në Shqipëri, të thonë pyesim Kristinën, hajde shkojmë te "Mrizi i Zanave". Kam shumë fat që jam këtu dhe Altini më lejon të shoh si bëhet puna këtu", tregon Kristina.

  • VIDEO

    SKANDALI/U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe i dënuar në Gjykatën e Apelit, në Shqipëri punonte si doganier në Durrës! Kush është 42-vjeçari i arrestuar

    Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në Portin e Durrësit.

  • VIDEO

    Brunilda Bardhi: Historia e suksesit tim në dermatologji

    Roli i gruas ne drejtimin e sipërmarrjeve në vendin tonë është i mbushur me sfida nga me te ndryshmet, megjithate ka plot vajza dhe gra që kanë treguar se të jesh një biznemsmene e sukseshme dhe nje sipërmarrese e zonja nuk është aspak e pamundur. Një ndër to është edhe doktorëshë Brunila Bardhi e cila me këmbënguljen, profesionalizmin dhe dashurinë për profesionin ka arritur të themelojë një ndër klinikat më të sukseshme dermatologjike në Shqipëri.

    Dr. Brunilda është kualifikuar në vende të ndryshme të botës përfshirë Amerikën, Anglinë dhe Francën, duke u renditur kështu në një hap me dermatologët më të mirë në botë.

    Pas vitesh experience jashtë Shqipërisë, ajo nuk e harroi ëndrrën e saj për të ndërtuar nJë klinikë që do t’I shërbente qytetarëve shqiptarë në fushën e estetikës por edhe shëndetit të tyre. Në një periudhë jo te lehtë për Shqipërinë, ku bizneset përballeshin me vështirësi të shumta sic ishte viti 2001 ajo sjell ‘’ Venus Center’’ qendrën e 1-re të aplikimit te Laserit & Dermatologjise Kozmetike te Avancuar.

    VenusCenter ofron vizita mjekesore, diagnostikim dhe trajtime profesionale nga eksperte ne fushen  e dermatologjise, kozmetikes & laserit. Ajo punon  me Kompanite me te mira ne Industrine e Dermatologjise Kozmetike,duke u kujdesur per cilesine  me aparatet me teknologji me te re dhe te certifikuara per te ruajtur shendetin tuaj. Qendra Venus ofron & sherbime te specialiteteve te ndryshme mjekesore per te qene me afer zgjidhjes se problemit tuaj.

    Kjo qender eshte e dedikuar t’ju ofroje trajtimet me te fundit duke ecur ne nje hap me koleget neper bote. Gjate ketyre viteve jane trajtuar nje numer i konsiderueshem pacientesh te cilet kane marre zgjidhjen e problemeve te tyre.

    Kur qëllimi është të nxjerresh më të bukurën dhe më të mirën siç Venus Center ka bere pergjate ketyre viteve, suksesi eshte I garantuar. Megjithate rruga drejt suksesit eshte e mbushur me sakrifica dhe punë të palodhur.

    Doktoreshë Brunilda vjen në një rrëfim ndryshe, për të treguar sekretet e nje gruaje në karrierë dhe në biznes, sakrificat dhe punën e palodhur për të krijuar atë që sot e quajme një biznes të sukseshëm.

    Në një tur  përgjatë klinikës së saj, ajo na tregoi edhe aparaturat më të fundit në fushën e dermatologjisë me të cilat punon duke na treguar dhe trajtimet që ofrojnë rezultat maksimal në një kohë rekord, ku mund të përmendim aparaturët që ndihmojnë në përmirësimin e shenjave të akneve

    NJë staf I kualifikuar që punon si një familje e madhe për të qenë në shërbim të pacientëve të shumtë që pret kjo klinikë tregojnë edhe ‘sekretin’ e suksesit  të saj:

    Kur puna bëhet me pasion dhe përgjegjshmëri pacientët mbeten gjithmonë të kënaqur si në rastin e Julianës që prej 20 vitesh I beson kujdesin e lëkurës së saj dhe të familjes qendrës Venus.

  • VIDEO

    Pulë me birrë të zezë dhe patate në furrë nga zonja Albana

    PULE ME BIRRË TË ZEZË DHE PATATE NË FURRË

    Përbërësit:

    1 pulë

    3-4 lgj vaj ulliri

    2 qepë të thata

    2 thelpinj hudhër

    1 birrë të zezë

    2 lgj mjaltë

    50 gr uthull balsamike

    1 lgj koncentrat pule

    1 kg patate të vogla

    1 lgj niseshte

    Rozmarinë

    Trumzë

    Rigon të freskët

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Hedhim në tigan vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet kaurdisim fillimisht qepët të prera trashë bashkë me 2 thelpinj hudhër. Më pas i shuajmë qepët me gjysmën e masës së birrës dhe i karamelizojmë me mjaltë dhe uthull balsamike. Për shije shtojmë dhe një lugë koncentrat pule.

    Patatet e vogla pasi i kemi larë mirë i presim në gjysëm dhe i vendosim në tavë ku shtojmë qepët e karamelizuara së bashku me lëngun që kanë lëshuar.

    Marinojmë pulën me pak koncentrat pluhur, vaj ulliri, kripë dhe piper. Brenda kanaçes së birrës (ku kemi rreth ½  e masës) hedhim trumzë dhe rigon. Vendosim kanaçen e birrës në qendër të patateve dhe mbi të vendosim pulën për të bërë një zbutje dhe aromatizim sa më të mirë të mishit. 

    Aromatizojmë patatet në tavë me rozmarinë, trumzë, rigon dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 1 orë e 15 minuta.

     

  • VIDEO

    Mëngjes i shëndetshëm nga zonja Albana

    MËNGJES I SHËNDETSHËM

    Përbërësit:

    200 gr kos

    1 lgj tërshërë

    ½ lgj qumësht të kondensuar

    1 lgj mjaltë

    Fara kia

    Fara kungulli

    Miks farash të ndryshme

    Fruta pylli

    Lëng limoni

    Përgatitja:

    Bashkojmë kosin me tërshërën dhe qumështin e kondensuar dhe e vendosim në frigorifer për rreth 15 minuta.

    Më pas shtojmë tek kosi me tërshërë, farat e kias, farat e kungullit dhe fara të tjera që mund të kemi në shtëpi. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë, shtojmë frutat e pyllit të spërkatura me pak lëng limoni dhe e kemi gati për t’a konsumuar.

     

     

     

  • VIDEO

    “Tre Tenorët” zbret në skenën e Amfiteatrit të Tiranës

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” producenti Edmond Tullumani dhe soprano Ramona Tullumani treguan më tepër për koncertin që do të mbahet së shpejti në amfiteatrin e tiranës “ Tre tenorët”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv