-
VIDEO
Vizita e Ramës në Kosovë, lufta në PD dhe rritja e çmimeve!
I ftuar në Report TV në emisionin '5 pyetjet e Babaramos' kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj pranon se përjashtimin e Sali Berishës, situata në PD, nuk është “rozë”, megjithatë, ai refuzon që ta quajë një konflikt. Akuzës se Lulzim Basha, nuk shkon dot në SHBA, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese. Në një kohë kur Berisha synon largimin e kryedemokratit, për Rushajn nuk ka dyshim që Basha është kryetari legjitim i PD-së që ka dalë nga zgjedhjet legjitime. PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.
-
VIDEO
Rriten çmimet, Civici për Report Tv: Qeveria të indeksojë rroga dhe pensione! ‘Open Ballkan’ një mundësi edhe risk për vendin tonë
-
VIDEO
Basha e ka të ndaluar të shkojë në SHBA? Rushaj: S’e besoj! S’i kam kërkuar të më tregojë vizën apo pasaportën
Një nga akuzat më të rënda që ka ardhur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, gjithmonë pasi u përjashtua nga grupi i PD-së, është se Lulzim Basha nuk mund të shkojw në SHBA. Lidhur me këtë akuzë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese, por tha se Basha “mund” të shkojë për vizitë pune në Amerikë.
“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”, tha Rushaj.
-
VIDEO
Takimi i Bashës me Kim, Rushaj: SHBA e ka dhënë mesazhin e qartë se do të punojë ngushtësisht me PD
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, nuk ka dashur që të flasë shumë për takimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në selinë blu me Lulzim Bashën. Ai tha se ajo që është me rëndësi është mesazhi që ajo ka dhënë më herët përtej zhvillimeve në PD, se SHBA do të punojë gjithnjë e më ngushtë më këtë forcë politike.
“Gjërat që nuk janë bërë publike nuk duhen bërë publike, kam dëgjuar deklaratën çfarë Kim tha, që SHBA janë të gatshme të punojnë më ngushtë se asnjëherë me PD dhe kryetarin e saj si dhe kënaqësinë, kur tha se është e gatshme mezi pret që të bashkëpunojnë me PD në qeverisjen e ardhshme janë mesazhe të qartë”, tha Rushaj.
-
VIDEO
Reforma territoriale dhe zgjatja e Vettingut, Rushaj: Nuk kemi një propozim konkret nga PS, vetëm deklarata publike
Ndryshimet në Kushtetutë për zgjatjen e Vettingut si dhe reformën territoriale kërkojnë bashkëpunimin mazhorancë dhe opozitë. Megjithatë, përtej shtrirjes së dorës nga ana e mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj thotë se nuk ka asnjë propozim konkret nga PS-ja.
“Nuk kemi marrë asnjë propozim, është bërë publik, por është e njëjta gjë me reformën administrative, ne kemi një qëllim dhe projekt, dhe kur unë kërkon ndryshim Kushtetues duhet të them se çfarë nuk shkon dhe çfarë duhet të arrijë, nuk i kemi parë dhe nuk i kemi marrë, dhe do flasim atëherë kur do të na paraqiten”, tha Rushaj.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Tritan Shehu: Jam thirrur në ambasadën e SHBA! PD në momente të vështira, zgjidhja shkundja e bazës! Askush s'mund ta ndalojë Kuvendin
PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.
"Ne, PD, nuk respektuam institucionet tona. Të mos fajësojmë SHBA por të shohim si funksionon PD, sa janë demokratike. PD është në momente të vështira, si do të dalë. Unë si Tritan gjykoj se ka një mënyrë të vetme, është lëvizja e bazës shkundja ne bazës, vënia e njerëzve në kushte për të menduar. Njerëzit duhen nxitur të kërkojnë demokraci, të kërkojnë kolegjialitetin në një parti. Është hapur debati në PD, ka nisur të ziejë. Ska për të pasur përçarje, debati nuk sjell përçarje, përçarje sjell këneta jo lëvizja e ujit. Vetëm konkresi është për këtë debat. Nëse do ishte respektuar që në fillim këshilli kombëtar sdo kishte ndodhur kjo", tha ai.
-
VIDEO
Rushaj te ‘5 Pyetjet’: Situata në PD s’është rozë! S’ka konflikt, por debat emocional Basha-Berisha! Me përjashtimin e ish-kryeministrit u shmang një 'luftë' të vërtetë me SHBA
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se situata në PD nuk është rozë, por refuzoi që ta quante se ajo se çfarë po ndodhet me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është një konflikt. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se ka një debat emocional mes demokratëve. Rushaj këmbëngul qe vendimi për përjashtimin nga grupi i PD-së është vendimi më i mirë që ndaloi një konflikt të vërtetë mes PD-së dhe SHBA-së.
-
VIDEO
Shqiptarja që bëri histori në zgjedhjet gjermane, Afërdita Suka për Report Tv: Rrugëtim i vështirë të jesh pjesë e Bundestagut! ‘Theva’ social-demokratët në bastionin e tyre
Afërdita Suka, është shqiptarja që do të ulet në Bundestag me partinë e Gjelbër. Angazhimi i saj politik ka nisur prej 10 vitesh, ndërsa ky vit i solli shumë të papritura. Afërdita mundi të sigurojë një karrige në parlamentin e Gjermanisë, ndërsa në një rrëfim për ‘Report Tv’ thotë se më në fund ëndrra e saj u realizua.
-
VIDEO
Ylli Merja: Si t’i dallojmë lehtësisht simptomat që na shfaqin sëmundjet kardiovaskulare?
Si t’i dallojmë lehtësisht simptomat që na shfaqin sëmundjet kardiovaskulare?
Jep tension të lartë, jep një këputje trupore, jep një pamjaftueshmëri jep dhe aritmi në zemër. Më pas aritmia në zemër ka lidhje dhe me harkun elektrik. nëse kemi një luhatje të tensionit, të lartë mbi 15 16 duhet të merakoset, ndjen si djegie në kraharor, vështirësi për të ushtruar sado pak aktiviett fizik, nuk ngopet me frymë, më pas djegia në kraharor kalon edhe në dhimbje, nuk ngopesh dot me ajër. Kjo dhimbje do të kalojë nga krahu i majtë’ tha ai.
-
VIDEO
Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e zemrës me bimë medicinale
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja këshilloi se si mund të kuptojmë simptomat që na shfaqein sëmundjet kardiovaskulare dhe si të mbrohemi prej tyre.
-
VIDEO
Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Pandemia detyron zhvillimin e mësimit me turne, jemi dakordësuar me prindërit! 90% e mësuesve janë vaksinuar kundër COVID
Ky është viti i dytë shkollor, në të cilin mësimi do të zhvillohet nën respektimin e masave anti-COVID për shkak të pandemisë. Në disa shkolla të vendit, mësimi po zhvillohet me turne, dhe kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek prindërit, kjo për faktin se orët mësimore zgjasin deri në 30 minuta.
Zamira Gjini, drejtoreshe e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, në një intervistë për Report Tv thotë se masat janë marrë të detyruara për shkak të pandemisë së COVID dhe se është dakordësuar edhe më prindërit. Gjini tha se jo të gjitha shkollat e vendit zhvillojnë mësim me turne pasi afër 80% zhvillojnë orën mësimore 45 minuta, ndërkohë që më shumë se 15 % zhvillojnë mësim me dy turne dhe vetëm për 6% e nxënësve mësimi zhvillohet me 4 turne.
-
VIDEO
Supë e kadifenjtë me kërpudha nga zonja Albana
SUPË E KADIFENJTË ME KËRPUDHA
Përbërësit:
- 300 gr kërpudha
1 litër ujë
60 gr gjalpë
40 gr miell
1 tufë majdanoz
50 gr pana
2 të verdha veze
kripë,piper
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin. Shtojmë ujë (jo të gjithë masën), disa gjethe majdanoz, kripë, piper dhe e lemë të marrë valë për rreth 15 minuta.
Në një tjetër tigan kaurdisim kërpudhat për 1 minut, shtojmë pjesën tjetër të ujit dhe gjethe majdanozi dhe i lemë kërpudhat të gatuhen për 10-12 minuta.
I kalojmë të gjithë përbërësit e supës në blender ose grirëse perimesh. E vendosim supën në zjarr dhe shtojmë 2 të verdhat e vezëve të rrahura me pak pana. E lëmë supën për pak minuta të ajkoset dhe e servirim të ngrohtë me pak kubikë buke.