-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e Hënë 27 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga mbi 15% shtesë për pensionet nga kompensimet te ja pse PD që tani është e ndarë e deri tek alergji nga fitoret pasi kampionati njeh vetëm "X"-in.
-
VIDEO
Veri Jug - Organizata e Menaxhim Peshkimit në Ulëz
Kryetari I OMP Ulëz Gjon Rica, tregon për 40 peshkatarët e fshatrave përreth liqenit të Ulzës, hedhja e rasatit që pasuron me peshk liqenin,gjendja e liqenit pas shfrytëzimit jonormal prej privatëve të hidrocentralit.
-
VIDEO
Veri Jug - Kulla e vjetër 500 vjecare
Gjatë udhëtimit në liqenin e Ulzës, peshkatari Preng Ded Gjoni “zbulon” për emisionin Veri Jug një kullë të vjetër 500 vjecare malsorësh mirditore. Vlerat historike dhe kulturore të kullës së pa shpallur Monument Kulture.
-
VIDEO
Veri Jug - Ulza, qyteza e peshkatarëve (26.09.2021)
Ulza Eco Park, ose Parku rajonal I liqenit të Ulzës është destinacioni ynë I fundit me fillimin e stinës së vjeshtës. Ndalesë në qytetin e Ulzës, qytetin e hidrocentralit të dytë mbi lumin Mat dhe qëndrim me peshkatarët ulzakë. Personazhë të reportazhit janë Gjon Rica, kryetar I Organizatës së Menaxhim Peshkimit dhe peshkatari Preng Ded Gjoni, njeriu në pension që e ka nisur zanatin e peshkatarit qysh në vitin e largët 1965. Gjatë udhëtimit në sipërfaqen e liqenit kamera e Veri Jug zbulon në kodrën mbi liqen një kullë 500 vjecare malësorësh mirditorë. Në kthim të udhëtimit, një dialog me Prengën mbi jetën në Ulëz, cfarë mendimi ka ai për politikën shqiptare dhe a janë vaksinuar në familjen e tij kundër coronavirusit covid 19. Ndiqni reportazhin Ulza, qyteza e peshkatarëve, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Veri Jug - Dialog me peshkatarin Preng Ded Gjoni
Opinioni i peshkatarit Preng Ded Gjoni mbi jetën në quyetin e Ulzës. Cfarë mendon ai për klasën politike shqiptare dhe a është vaksinuar Prenga dhe familja e tij me vaksinën kundër coronavirusit covid 19.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 25 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga historia e sherrit mes Inva Mulës dhe Zana Çelës te çfarë do të ndodhë me Fatmir Mediun e deri tek Kim takon Bashën dhe thotë presim të festojmë sërish me PD.
-
VIDEO
Berisha apo Basha? SHBA hapur pro Bashës!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës pas marrjes së këtij vendimi, madje tha se demokracia "është një parti opozitare që lulëzon".
-
VIDEO
‘Beteja’ kundër Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha mbështetje të pakufishme nga Kim, por jo nga demokratët! Kadilli: S’ka ambasador në botë të bërtasë si në shkallët e PD
Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës, madje tha se demokracia është një parti opozitare që lulëzon.
Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, kryetari i FRD Sali Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja të ftuar në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv kanë qenë të një mendimi se Kim sot përmes deklaratave të saj dha një mbështetje si asnjëherë më parë ndaj Bashës, edhe në "betejën" e tij të fundit me "babain e tij politik" Sali Berisha pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, me kërkesë të SHBA, e cila e ka shpallur "Non Grata".
-
VIDEO
Rihapet tragjedia e Gërdecit, Mediu në 'duart' e SPAK, gazetari Adriatik Doçi jep detaje
-
VIDEO
Pa Gjurme - E solli në jetë jashtë martese,i biri zbulon dokumentin sekret (24-09-2021)
Bazuar në një dokument ku jepen të dhëna lidhur me djalin me emrin Saimir Liçka, i cili sapo do të dorëzohej në shtëpinë e fëmijës Korcë shkruhet se ai kishte lindur në 11.06.1987 në maternitetin e Elbasanit. Pak ditë sapo kishte ardhur në jetë, në të njëjtin dokument shkruhet se më datë 29.06.1987 nëna që mban emrin Zana Liçka, lë foshnjën e lindur jashtë martese, me atësi imagjinare Agron, në përkujdesje të shtetit. Ajo lejon të adoptohet nga ndonjë familje tjetër. Kështu Saimiri rritet në këtë institucion deri në moshën 6-vjeçare kur më pas do të zhvendosej në shtëpinë e fëmijës Shkodër, ku qëndron për katër vite deri në moshën 10-vjecare. I rritur në instutucione ai nuk e pa më kurrë nënën, që ditën që ajo vendosi ta ’braktiste’ duke ia dorëzuar shtetit. Ngrohtësinë dhe mbështetjen më të madhe Saimiri e gjeti tek ’’Projekti "Shpresa", aty ku ai jeton që prej moshës 10-vjeçare. Punonjësit e këtëij projekti kujdesen për 34-vjecarin pasi ai është një person me aftësi të kufizuara. Por Saimiri është një djalë i talentuar përsa i përket arteve pamore dhe ai angazhohet shpeshherë në projekte duke u bërë pjesë e mjaft konkurseve.
-
VIDEO
Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve
Rihapja e çështjes 'Gërdeci' pas më shumë se 13 vitesh për avokatin Idajet Beqiri është një ogur i mirë që tregon se Reforma në Drejtësi po jep efektet e saj. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha i bindur se kjo është dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve. Avokati tha se në çështjen "Gerdeci" nuk është përfshirë vetëm Fatmir Mediu, dhe nëse hetimet do të bëhent më të thelluara nga drejtësia e re do të dalin në pah shumë mungesa që ka bërë drejtësia e vjetër e ndikuara nga politika dhe shumë emra të rinj që janë urdhëruesit e Gërdeci.
-
VIDEO
Rihapet tragjedia e Gërdecit/ Zamira Durda: Deri tani është bërë ping-pong me çështjen! SPAK ka në dorë të hetojë Shkëlzen Berishën! Mediu s’ka moral, na ka bërë karshillëk
Për 13 vite rrjesht është bërë ping-pong me çështjen e tragjedisë së Gërdecit nga institucionet e vjetra të drejtësisë. Kështu deklaron për Report Tv Zamira Durda. Nëse për këtë çështje duhet të rihetohet edhe Shkëlzen Berisha ajo tha se është në dorën e SPAK.