-
VIDEO
Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës, i jep e mbështetjen plotë në ‘betejën’ me Berishën! E prerë me kritikët e SHBA në Tiranë: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar
Nga Uashingtoni, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shkuar direkt në selinë e PD për t'i përcjellë kreut të PD Lulzim Basha "porositë" nga shefat e saj në SHBA. Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin Berishën dhe tha se PD s'mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”
-
VIDEO
Takimi i parë pas përjashtimit të Berishës nga grupi i PD, Kim i shkon në zyrë Lulzim Bashës
Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky takim do të jetë ballafaqimi i parë i ambasadores Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.
-
VIDEO
Në ‘fletët’ e jetës së artistes Alida Hisku, një rrëfim personal për karrierën,ëndrrat e përgjysmuara dhe dënimin
Alida Hisku, këngëtarja e mirënjohur shqiptare do të mbahet mend gjatë nga artëdashësit , për interpretimet e saj mjaft të ndjera.
Karrierën e ka nisur që në moshën 13 vjecare kur zëri i saj jehoi në Festivalin e këngës në Rtsh, me një cilesi të rrallë zëri e dhuntie muzikore.
Alida Hisku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ rrëfen momentet kulmore të jetës e karrierës së saj.
Një artiste me shpirt të lirë e cila ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena. Prej vitesh jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, kurajoze dhe njeriun e dashur e shume punëtore.
“Sado bukuria dhe madhështia e jetës atje ne na mungon toka, balta, uji dhe këto unë i gjej këtu në Shqipëri dhe kjo është kryesorja përse vij këtu. Mos harroni që unë në Gjermani jo vetëm jetoj si një nënë si një gjyshe, si një bashkëshorte jetoj edhe si një përfaqësuese e figurës së femrës shqiptare atje. Gjeta një shtëpi në rrëzë të pyllit atje dhe e bleva me konceptin dhe mendimin që aty në atë oborrin e shtëpisë të ndërtojë edhe një skenë të vogël dhe aty të debutojmë, aty kam ndërtuar edhe kuzhinën time që gatuaj. Jam kuzhiniere shumë e mirë dhe kam qenë gjithmonë e tillë. “
Ajo flet për herë të parë edhe për njohjen me bashkëshortin gjerman dhe cilësitë që e bën atë të dashurohej me Alidën.
“Ky temperament, kjo veçori neve gratë shqiptare kemi një komunikim vetëm me sy edhe nëqoftëse nuk e dimë shumë mirë gjuhën kemi një komunikim me sy, mbase ai depërtimi në sy tregon edhe shpirtin”
Ndërsa shprehet jo shumë entuziaste për mënyrën se si janë trajtuar artistët shqiptarë pas 90’.
“Nuk jemi ftuar shumë, sidomos ne të brezit tonë, muzikantët nostalgjikë nuk na kanë ftuar edhe shumë. Mendoj që koha na mënjanoi jo se na shuajti por na mënjanoi. Të gjithë ishin të etur për dicka të re dhe tani që e panë që e reja nuk është më e mirë se e vetja”.
-
VIDEO
‘Mora një këpucë të Ema Qazimit dhe një të Liljana Kondakçiut’ Alida Hisku rrëfen prapaskenat e festivalit të 13-të në RTSH
Ndërsa rrëfen edhe prapaskenat e festivalit ku fitoi çmimin e parë me këngën “ Vajzat e fshatit tim’’ me një interpretim të rrallë që mbetet edhe sot në memorien e publikut shqiptarë:
Duhet të merrja këpucët e Emës ose të Lilianës që i ndrronim sepse kishim një palë këpucë të zeza dhe s’duhet të vishnim këpucë me ngjyra. Dhe mendo në këto përkufizime duhet të këndonim dhe ka qenë rasti kështu që mora këpucën e Liljanës dhe këpucën tjetër të Emës dhe e kisha një të madhe një të vogël ndryshonte një numër njëra me tjetrë. Kur mora cmimin e parë po dilja përjashta për të ikur kur më thirri portiere, ndërkohë po kërkoja bicikletën, kur shkoj aty më thotë Ferdinand Deda ‘ hajde shpejt’ që ta këndosh edhe njëherë këngën.
-
VIDEO
Cannoli Siciliani ( Embelsire Siciliane) sipas Sabit
Cannoli Siciliani ( Embelsire Siciliane)
Perberesit:
2 kupa miell ( 250 gr)
½ luge gjelle kanelle
¼ luge gjelle kripe
1 luge gjelle sheqer i imet
2 luge gjelle gjalp te zbutur
1 veze
1/3 kupes vere Marsala 60 ml
(vere e embel italiane)
Vaj për skuqjen
Për mbushjen:
Ricotta (gjizë e njomë pa kripë) 500 gr
1/2 kupë sheqer i imët (60 gr)
Lëkura e 1 portokalli e grirë
Rripa gliko portokalli per zbukurim
Përgatitja:
Përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë. Me pas e hapim brumin dhe me fundin e një gote e presim në forma. Më pas çdo formë e hapim pak me një pec në formë ovalw. E mbështjellin me një tub të vogël inoksi dhe i vendosim të skuqem në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke trazuar rikotën me sheqer pluhur dhe lëkurë portokalli. E vendosim kremin në një xhep pastiçerie dhe mbushim kanolit.
-
VIDEO
Hapet hetimi për 'Gërdecin', nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi, të më thonë pse ma vranë fëmijën
Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008.
"Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që ccuan në vdekjen e fëmijës tim", ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv, Zamira Durdaj, e cila në Gërdec humbi djalin e saj 7-vjeçar.
-
VIDEO
Masakra e Peshkëpisë, edhe SPAK mbyll përfundimisht hetimet për ngjarjen ku u vranë 2 ushtarë shqiptarë nga një sulm i terroristëve grekë! Mungojnë provat
Edhe pse kishte marrë në dorëzim çështjen, edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka mbyllur përfundimisht hetimet mbi Masakrën e Peshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, nga një sulm terrorist i paramilitarëve grekë. Kjo ngjarje do të mbetet pa autor.
-
VIDEO
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda
Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar. GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit
-
VIDEO
Artistja Alida Hisku hedh dritë mbi aspekte te panjohura të historisë së saj
Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.
Shkaku i ditarit, nëse kjo është e imja ti nuk ke të drejtë të ma marrësh. Ma morën tre kolege të kursit në shkollën e lartë të partisë, ishim në stazh partie.
Ajo rrëfen momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:
“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë. Ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk I kujtoj. Nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prap e rrjedhin gjak. Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan. Sikur më ra bota, sikur më ra qielli. Cdo gjë ishte e re për mua, nuk më kishte shkuar mendja. Pastaj filluan torturat shpirtërore dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”.
Por cilat ishin ato fjalë e pjesë të ditarit që nuk u pritën mirë dhe që çuan në arrestimin dhe dënimin e saj.
“Skëterra, pula gurë këto të gjitha ishin shfaqje të propagandës, megjithëse unë nuk ia kisha thënë asnjeriut. Ato ishin kurioze se cfarë shkruaja natën unë, natën i shkruaja këto në krevat.
Pastaj filluan torturat shpirtërore dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”
-
VIDEO
Arancini Siciliani (Portokaj Orizi) sipas Sabit
Arancini Siciliani (Portokaj Orizi)
Përbërësit
1 kupë oriz (200 gr)
2 kupa ujë
100 gr gjalp
1 copë djath i bardhë i grirë
Vaj per skuqjen
Për mbushjen:
100 gr djath i butë (mozzarela) i prerë ne kuba
100 gr proshutë e prerë
2 vezë
Bukë e tharë e grirë (peksimadhe)
Përgatitja:
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 24 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga bizneset kundër fiskalizimit kërcënojnë me grevë urie te nata e zezë e Saliut e deri tek skandal me fushat pasi kampionati luhet në dy stadiume.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, ish kreu i FRPD, Hoxha në Repolitix: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD! Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet
Ish kreu i FRPD, Lisandër Hoxha tha në emisionin Repolitix në Report Tv se janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD, në të cilën do të kërkohet shkarkimi Bashës dhe referendumim për vendimin e përjashtimit të Berishës.