-
VIDEO
Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Vlora kryeqendër, armët e '97 ende në shtëpitë e shqiptarëve
Ndonëse jemi në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vrasjeve është shumë i lartë, 30 viktima, 8 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa organet e drejtësisë duhet të jenë më funksionale në parandalimin e këtyre ngjarjeve. Në studion e "Report TV", Softa u shpreh se punonjësit e policisë duhet të mbajnë nën vëzhgim persona të identifikuar si problematikë në zona të caktuara, ndërsa shtoi se problem është edhe fakti i lehtësisë me të cilën mund të gjendet një armë. Sipas tij, ende në shtëpitë e shqiptarëve janë armët e 1997-ës, ndërsa thekson se kontrolli dhe grumbullimi i tyre është një problem masiv.
"Kjo periudhë nga janari deri më tani është një periudhë e rënduar për sa i përket krimeve. Problemi i krimit në familje shoqërohet jo vetëm me dhunë fizike, por me armë. Disa njerëz që janë identifikuar, për konflikte, duhet të mbahen nën kontroll. Ndodh që njerëzit thonë do e vras do e bëj, ndonjëherë janë vetëm emotive, por mund të mos jetë edhe kështu . Arma është e rrezikshme, kontrolli i armëve grumbullimi i armëve, është një problem masiv. Armët e '97 qëndrojnë akoma të fshehur anë banesat e qytetarëve shqiptarë. Një punonjës policie i zonës duhet të ketë një informacion të përgjithshëm për personat, ata që janë problematikë duhet të mbahen nën vëzhgim. Këtu një person që do të bëjë një krem dhe do një armë e gjen, punonjësi i policisë nuk është në gjendje të gjejë këto vende që shesin armë", tha ai.
Ndalur te Vlora, një qytet ku është regjistruar një numër i lartë ekzekutimesh në atentate të mirëorganizuara, Softa e konsideroi këtë qytet si 'kryeqendër të vrasjeve'.
"Vlora është bërë si një kryeqendër e vrasjeve dhe kanë qenë të tipit profesionist, tregon se janë jo vetëm të armatosur, por edhe për ruajtjen e viktimës, për mënyrën e organizimit. Në Vlorë kanë qenë goditje profesionistësh, por këta nuk janë rastësorë, ka një informacion në qytet, me çfarë profesioni merret etj.. Ka informacione për këta që lëvizin me mjete luksoze, me xhama të errëta, këta të fortët që lëvizin në qytet. Qyteti nuk ka një planifikim", shtoi ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kreun e PD, analisti Ilir Yzeiri: Basha i paaftë e dembel, ka marrë 'peng' partinë
-
VIDEO
COVID-19, mjeku Genc Kapxhiu: Italia nis sezonin turistik nën masa kufizuese
-
VIDEO
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba: Shqipëria një destinacion pa kufizime për turistët! Hapja e kufirit me Italinë dhe Greqinë, një fitore e madhe për ne
Ndodhemi zyrtarisht në stinën e verës dhe qytetarët tashëm kanë filluar që të rezervojnë pushimet e verës. Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, e ftuar në Report Tv, tha se Shqipëria është një destinacion i hapur, i lire dhe pa kufizime kundrejt masave anti-COVID
-
VIDEO
Vrau ish dhëndrin, autori ishte ulur në të njëjtin lokal së bashku me vajzën! Zbardhet dëshmia e tij: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë!
Zbardhet dinamika sesi ndodhi vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë gjykatës. Sipas burimeve, autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal, disa karrige me tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.
"E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë", ka thënë ai mes të tjerash.
Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.
-
VIDEO
Vrasja në Tiranë, zbulohet zanafilla e konfliktit mes çiftit! Viktima akuzonte vajzën e autorit për tradhti: Shkoi në spital me dashnorin
Report Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.
-
VIDEO
Akrepi:Keni nevojë per pushim, kujdes këto data
Akrepi
Kanë nevojë për të mbyllur gjërat, për të konkluduar dhe me konkludime dhe mbyllje do të merren pothuajse në pjesën më të madhe të muajit. Duket sikur cfarë kanë të mbartuar që nga marsi dhe deri tani do të mbyllen lehtësisht. Ndërkohë që data 15 dhe në vazhdimësi mund të shënjë periudhë shumë të mirë edhe për firmosjet e tyre të rëndësishme.
-
VIDEO
Gaforrja: Lajme të mira profesionale
Gaforrja
Do të bëjë të mundur që të dalë nga ajo guacka që ishin mbyllur nga fundi I majit dhe fillimi I qershorit dhe do jene të detyruar dhe nëse nuk ia kanë shumë terezinë punës, janë të detyruar që të jenë në vijë të parë.Janë të detyruar të jenë aktiv, janë të detyruar që të punojnë. Me shumë gjasa do të ndodhin dy gjëra shumë të mira për gaforren, e para për ata që kanë borxhe është momenti t’I kërkojnë, t’I mbledhin që ti marrin këtë muaj. Dhe e dyta ata që kanë projektuar fillime të reja profesionale nga muaji mars jam e sigurtë që do të kenë përgjigje pozitive. Një pjesë shumë e mirë e gaforrës do të kenë fillime të reja brenda muajit qershor, ata që kanë kërkuar ata që kanë punuar për të kërkuar nisje të reja, për ata që nuk kanë kërkuar do të ishte mirë që të përshpejtojnë kohën që të dërgojnë cv-të e tyre ku të munden me qëllim që të kenë një vlerë aktive dhe të mos kenë mungesa në pjesën e ekonomisë.
-
VIDEO
Parashikimi i yjeve per muajin Qershor !
Muaji qershor do të jetë një muaj pozitiv dhe plot energji për të gjitha shenjat tha astrologia Meri Gjini e ftuar në studion e “Rreze Dielli”. Ndërsa theksoi se kryefjala e muajit janë fëmijët, sidomos maturantët të cilët do të kenë mundësinë të shpalosin më të mirën e tyre. Datat që të gjitha shenjat duhet të kenë kujdes janë në fund të muajit, kryesisht 27 dhe 29 ku fenomeni i të papriturës do të jetë prezent sidomos për gjërat që nuk varen nga individi dhe që na e bën të vështirë organizimin e një axhende fikse. Shenjat e zjarrit do të jenë më të favorizuara këtë muaj.
Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:
Dashi
Nuk ka vend për risqe të mëdha përsa i përket lëvizjeve por ka vend për të treguar dhe për të marrë shumë dashuri në familje. Do të rezultojë muaj i mirë për detyrimet që do të kenë, ka mbyllje shumë të mira të detyrimeve të tyre dhe marsi tek luanët do ti bëjë që të ndihen me vetbesim shumë të lartë dhe do ti jap tonacionin e duhur që fjala që thonë të dëgjohet dhe të ndiqet.
Demi
Të mos imponojnë ndryshimet, ndryshimet janë brenda gjithësecilit ose të respektojnë faktorin kohë për ndryshime të mundshme që i kanë të detyrueshme në raportet e tyre. Mërkuri në të kundërt na jep mundësinë për të bërë korrigjime të vogla në mënyrën se si bashkëpunojmë me njëri-tjetrin por jo imponime, sepse sjellin thyerje dhe sjellin distancim dhe nuk është koha për këto. Për cfarë ndryshimesh janë të pashmangshme do ta kenë mundësinë në 10-ditëshin e fundit të muajit.
Binjakët
Janë pak konfuz se si do të rrjedhi axhenda e tyre jashtë shtëpisë, nuk ka vend për asnjë lloj devijimi apo neglizhimi në cështjet ligjore apo cështje zyrtare apo cështje që do të duhet të firmosen. Të shohin me kujdes cdo gërmë të vogël me qëllim që të mos të duhet që të paguajnë apo ti rikthehen apo të kenë firo të konsiderueshme do të thoja. Të muns të bëjnë ndryshimet e mundshme tek vetja me qëllim që të zgjerojnë bazën ekonomike apo të marrin atë që kanë të rëndësishme për muajin qershor.
Gaforrja
Do të bëjë të mundur që të dalë nga ajo guacka që ishin mbyllur nga fundi I majit dhe fillimi I qershorit dhe do jene të detyruar dhe nëse nuk ia kanë shumë terezinë punës, janë të detyruar që të jenë në vijë të parë.Janë të detyruar të jenë aktiv, janë të detyruar që të punojnë. Me shumë gjasa do të ndodhin dy gjëra shumë të mira për gaforren, e para për ata që kanë borxhe është momenti t’I kërkojnë, t’I mbledhin që ti marrin këtë muaj. Dhe e dyta ata që kanë projektuar fillime të reja profesionale nga muaji mars jam e sigurtë që do të kenë përgjigje pozitive. Një pjesë shumë e mirë e gaforrës do të kenë fillime të reja brenda muajit qershor, ata që kanë kërkuar ata që kanë punuar për të kërkuar nisje të reja, për ata që nuk kanë kërkuar do të ishte mirë që të përshpejtojnë kohën që të dërgojnë cv-të e tyre ku të munden me qëllim që të kenë një vlerë aktive dhe të mos kenë mungesa në pjesën e ekonomisë.
Luani
Do të duhet të kontrollojnë tonacionin në fakt sepse do të jenë të ekzagjeruar në mënyrën se si imponohen si me fjalën dhe si me veprimin. Përsa I përket mënyrës se si do pozicionohen në raportet e tyre profesionale sepse në raportet personale duket sikur lehtësisht do vendosin pikat mbi i. Duket sikur do i kopsisin në një formë të tillë dhe do të kenë të qartë se cfarë kanë dhe cfarë nuk kanë, ku po shkojnë dhe si po shkojnë.
Virgjëresha
Prioritet e muajit do të duhet të ngelin, e para raportet me fëmijët apo me pjestarët e tjerë të familjes dhe e dyta të qartësojnë në mënyrën se si do të veprojnë me njerëzit që rrethojnë ambientet profesionale. Mërkuri në të kundërtet sjell pjesën e “ bëj këtë apo atë” por asnjë gjë më të vështirë se sa kaq apo gjë me zarar.
Peshorja
Puna dhe organizimi, do të duhet që të vendosin prioritet në të njëjtën kohë pjesën emocionale, është humbje energjie, është humbje kohe, do të duhet të shfrytëzojnë maksimimalisht këtë vendosje planetare për të bërë korrigjimet e duhura, për të marrë iniciativat e duhura apo për të marrë përgjegjësitë e duhura sidomos ata që kanë punë që lidhen me sezonin e verës.
Akrepët
Kanë nevojë për të mbyllur gjërat, për të konkluduar dhe me konkludime dhe mbyllje do të merren pothuajse në pjesën më të madhe të muajit. Duket sikur cfarë kanë të mbartuar që nga marsi dhe deri tani do të mbyllen lehtësisht. Ndërkohë që data 15 dhe në vazhdimësi mund të shënjë periudhë shumë të mirë edhe për firmosjet e tyre të rëndësishme.
Shigjetari
Nuk ka vend për ta ekzagjeruar me sported ekstreme të stinës, pra duhet të jenë të kujdesshëm. Përsa I përket lekut ka lajme të mira ka lëvizje të mira po ka zgjidhje të mira edhe pse nuk duhet që të anashkalojnë detyrimet ndaj zyrave, ndaj shtetit, apo gjërave të kësaj natyre nëse kanë në axhendën e tyre apo të planifikuara dhe atje ku do të duhet të marrin maksimumin është edhe për cështje që I përkasin shtëpisë apo punës në zyrë.
Bricjapi
Duhet të jenë të kujdesshëm me intonacionin, me mënyrën se si I imponohen, është shumë e rëndësishsme që pavarësisht sensit të drejtësisë nga i cili do të nxiten për të folur, për të diskutuar e drejta e tyre do të përcillet shumë më mirë nëse bëhet me tonacione të qetë, të kontrolluar dhe të lehtë. Pra ngadonjëherë gjërat e rëndësishme nuk ka nevojë të gërthiten, pëshpëriten dhe përcillen ekzaktësisht sic e duan. Bashkëpunimet dhe gjetja e formës për të hapur cdo mënyrë të mundshme për të prodhuar lekët duket sikur është ajo ndjesi, pra është zgjerimi I mënyrës dhe pikave të cilat do të prodhojnë nga punët e tyre pjesën e ekonomisë, për të fuqizuar xhepin drejtpërdrejt. Dhe kjo ndjesi në fakt do të vazhdojë gjatë, deri në fund të vitit.
Ujori
Me vonesa në lidhje me lekët, në fakt mund të jetë ankthi I pjesës së parë edhe dita e nesërme pikërisht nga kjo vonesë mund të bëhet sebep për të pasur grindje të vogla në ambientet familjare. Saturni në të kundërt mund të ulë pak ritmin por ulë dhe vështirësitë ndërkohë në datën 21 planeti fatit do fillojë lëvizjen në të kundërt nga peshqit për tu kthyer përsëri tek ujorët për ti dhënë mundësinë ata që nuk e kanë shfrytëzuar, ta shfrytëzojnë.
Peshqit
Do të duhet të merren me fizikun, lodhja apo ngarkesa zbehet por gjithsesi detyrimet vazhdojnë të jenë të tilla që vështirë se do të zvogëlohen detyrimet e axhendës ditore. Mbas datës 22 të muajit do të ishte mirë që të merreshin me fizikun e tyre konkretisht me shlodhjen e tyre.
-
VIDEO
Humbin dy turistë në Valbone, anëtari i grupit të shpëtimit: Terreni shumë i vështirë, trashësia e borë arrin deri në 2 m dhe shtegu është i bllokuar
Dy turistë të huaj, njëri nga Suedia dhe një nga Rusia kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme, teksa po eksploronin territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Në një intervistë për Report Tv, anëtar i ekipit të shpëtimit në Vlabonë, Keli Selimaj, thotë se vendi ku ato mund të kenë humbur është një terren i vështirë dhe se trashësia e borës arrin deri në 2 metra.
Keli Selimaj theksoi se ato si guida lokale nuk rekomandojnë kalimin e shtegut Vlabonë-Theth në këtë periudhë pasi shtegu është i bllokuar dhe me dëborë. Po ashtu Selimaj tha se zona ku ato dyshohet se kanë humbur kontaktet nuk mbulohet nga telefoni.
‘Ne e njohim zonën shumë mirë dhe na kanë kërkuar ndihmë që t’i orientojmë drejt vendit ku ato kanë humbur kontaktet. Shtegu është i kalimit Valbonë-Theth. Informacionin e kanë dhënë gjatë pasdites dje dhe kanë nisur kërkimet, por gjatë natës është e vështirë, trashësia e borës është 2 m në zonën ku ato mund të kenë humbur rrugën. Është zonë që nuk mbulohet me valë telefoni. Është zonë që nuk mbulohet. Atje është akoma ftohtë.
Ne shpresojmë që të jenë mirë dhe mos të kenë rrezik për jetën. Është një zonë që duhet Lugu i Valsit, ku mbaron Valbona dhe nis ngjitja. Ne nuk e sugjerojmë ta bëjnë në këtë kohë këtë kalim pasi trashësia e borës është shumë e madhe. Duhet të ketë patjetër guidë lokale pasi nuk orientohesh dot nga hartat. Mundësh të ngatërrohesh. Kanë ngatërruar rrugë, nga Lugu i Valit mund të shkohet në Jezercë dhe jo në Theth. Dy persona thuhet se janë. Është bora e ngrirë dhe shtegu është i bllokuar. Shtegu që bëhet në zonën e verës është i bllokuar. Kemi disa raste brenda javës që hasin probleme. Momentalisht nuk sugjerohet kalimi i shtegut këtë periudhës.’- tha Selimaj.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO-së lë në burg Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtarja e Krujës: Më lironi të kujdesem për fëmijët
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-cgjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxhën, e cila u arrestua pak muaj më parë pasi u kap në flagrancë duke kryer korrupsion
-
VIDEO
Arkitekja që sjell abazhurët e veçantë dhe të personalizuar
Arkitektja Sonja Iliaj sjell një trend shumë original të abazhurëve krejtësisht punime të personalizuar nga ajo vetë.