-
VIDEO
Ministrja Margariti flet nga Turqia: Do hartojmë projekt të përbashkët për restaurimin e qendrave historike!
Ministria e Kulturës Elva Margariti, pjesë e delegacionit të qeverisë të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në Turqi, në kuadër të investimeve turke në vendin tonë. Margariti në një intervistë për Report Tv nga Turqia, tha se po zhvillojnë disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Maragariti tha se është biseduar për ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Plumbit. Margariti theksoi se një tjetër marrëveshje për të cilën u diskutua është për jetëzimin dhe restaurimin e qendrave historike.
Ministrja nënvizoi se kanë gjetur shumë entuziazëm me palën turke, si dhe dëshirë për të bashkëpunuar edhe në hartimin e disa kuadrove ligjore.
Kemi krijuar disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Dhe më pas me ardhjen e ministrit në Gjirokastër nënshkruam një tjetër protokoll bashkëpunimi midis nesh. Biseduan për të gjithë ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë e Plumbit. Në fund të këtij muaji presim ekspertët që do të kthehen në terren ku do të fillojnë ngritjen e kantierit. I kërkova ta shtrijmë më tej bashkëpunimin, që të bëjmë dhe një sistemim përtej dhe në parkun përreth për ta parë si hapësire komunitare dhe kjo ide u prit shumë mirë.
Po ashtu biseduam edhe për një marrëveshje tjetër, ku specifikuam ngritjen e një grupi ekspertësh të përbashkët pune restaurimin dhe jetëzimeve të qendrave historike si Berati dhe Gjirokastrën. Diskutuam në detaje të gjitha aspektet teknike dhe ligjore dhe ministri më premtoi se brenda qershorit do të kem ardhjen e grupit të parë. Do të hartojmë projektin e përbashkët. Nuk është një fazë e shkurtër në bazë të buxhetit
-
VIDEO
Analisti Ben Andoni për zgjedhjet në PD: Luks i madh që kryetari të sfidohet me 3 kandidatë
Intervista e plotë në 'Studio Live' të Report TV
-
VIDEO
3 vakancat në Kushtetuese, Gjykata e Lartë rihap garën për 3 anëtarët nga gjyqësori! Problem se nuk ka kandidatura
Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.
-
VIDEO
Kërkesat e Metës për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese, diskutime mes debateve! Nuk pranohet kërkesa e Presidencës për dëshmitarët, lihet kohë për provat
Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
-
VIDEO
Ekzekutimet mafioze, eksperti i sigurisë për Report Tv: Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu, po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje! Shtëpitë e barit drejtohen nga grupe të fuqishme
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje. Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe 'shtëpitë e barit' që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.
-
VIDEO
Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Flet avokati Visha
Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre. Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.
"Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.
-
VIDEO
Shkëlzen Velaj i ruhej një atentati, në shtëpi kishte kamera sigurie
43 vjeçari Shkëlzen Velaj i cili u vra mbrëmë në derë të shtëpisë i ruhej një atentati të mundshëm. Në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është qëlluar nga autorët me 20 plumba. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre do të zbardhë ngjarjen.
-
VIDEO
Perime të pjekura në furrë me djath nga zonja Vjollca
Perime të pjekura në furrë me djath
Përbërësit:
400 gr brokoli
2 kunguj të njomë
2 vezë
kripë dhe piper të zi
1 gotë salcë kosi ose krem pana
100 gr kaçkavall gjysmë I fortë
1 lugë gjelle vaj ulliri
200 gr mozzarella
6 domate qershi
Përgatitja:
Presim brokolin në boçe të vogla e shplëajmë atë mirë dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë për 4 minuta. Ndërkohë kungullin e njomë e grijmë me rende nga ana më e trashë e spërkatim me pak kripë dhe pasi e përziejmë e lëmë 5 minuta që të nxjerrë ujin e tij.
Në një tas vendosim 2 vezë të plota, kripë, piper të zi dhe 1 gotë krem pana ose salcë kosi I përziejmë të gjithë përbërësit. Grijmë hollë në rende djathin e kaçkavallit dhee trazojmë me salcën e përgatitur e përziejmë mirë.
Lyejmë një tavë me pak vaj vendosim si bazë brokolin. Kullojmë kungullin nga uji I tepërt dhe mbulojmë si shtresë të dytë mbi brokolin.
Mbulojmë si shtresë me kremin e përgatitur ne vezë dhe djath e nivelojmë mirë duke shpërndarë djathin mbi të gjtihë sipërfaqen. Në fund me 2 topat e mozzarellës presim 6 feta dhe I vendosim mbi djathin e verdhë mbi cdo fetë nga gjysëm domate dhe e pjekim 180 grdaë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Pancake me luleshtrydhe nga zonja Vjollca
Pancake me luleshtrydhe
Përbërësit:
2 vezë
50 gr sheqer
50 gr gjalp
100 ml qumësht
6-7 luleshtrydhe
200-250 gr miell
sheqer vanilje
1 lugë çaj pluhur pjekës
pak kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët, sheqer, luleshtrydhe, qumësht dhe I kthejmë në krem me një blender dore, shtojmë gjalpin e tretur dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë në tas sheqer vanilje, miell, pluhur pjekës, pak kripë dhe I përziejmë me spatula duke formuar një brum kremoz dhe homogjen.Ngrohim një tigan në zjarr ( jo shumë të lartë) dhe shtomë lugë lugë pancaket, I pjekim nga 1 minutë nga secila anë duke I kthyer dhe I shërbejmë me mjalt dhe luleshtrdyeh të freskëta.
-
VIDEO
Historia e Rias/ Pasi lindi vajzën, deklaroi se është homoseksuale
Ria Demiri është vajza shqiptare e cila me historinë e saj personale tregon guxim dhe vendsomëri për të jetuar jetën në mënyrën se si e ndjejmë atë.
Pas dy divorcesh dhe pasi u bë nënë e një vajze ajo deklaroi se ishte homoseksuale, një habi e madhe për familjen e saj por siç shpjegon Ria gjatë një intervistë në skype nga Amerika për emisionnin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo gjatë gjithë jetës së saj është ndjerë në këtë mënyrë por frika se mos lëndonte familjen kishte ndrydhur jetën e saj:
“Mbaj mend që gjithmonë kam pasur ndenja për vajzat në klas, nuk kam pasur kurrë ndjenja për djemtë. Ishte e qartë që nuk ishte në rregull, unë e dija këtë në mendjen time, por ne e dimë që familja I fsheh gjëra të tilla nga ty në këtë moshë. Kështu që unë e mbajtja sekret për një kohë të gjatë”.
Ajo tregon se një ndër arsyet përse ndjente një lloj ‘frike” ishte se familja e saj shqiptare ruante shumë traditat dhe kulturën e cila e kishte të pamundur ta pranonin prirjen e saj seksuale:
“Po unë jam rritur në një familje shqiptare dhe familja ime është myslimane dhe prindërit e mi ishin si të them të dhënë pas kulturës, sepse ne shqiptarët e duam shumë kulturën dhe ne kemi një kulturë shumë të bukur. Por të rritesh si Shqiptare në një kulturë si e jona është shumë e vështirë, dhe unë nuk mund të tregoja , prindërit e mi ishin me mendime të vjetra. Kur unë erdha këtu isha 2 vjece, kështu që duhet ta mbaja secret. Unë u rrita duke më thënë: ti je e re, duhet të jesh me një djal, duhet të jesh e rregullt, të sigurohesh që nuk dukesh keq, nuk duhet të turpërosh familjen tonë. Kështu që unë nuk mund të thoja asgjë” u shpreh ajo.
Rrëfimi I saj vazhdon më tej me martesat dhe divorcet që e ndoqën në moshë fare të re:
“Po siç të thash gjatë gjithë jetës sime çfarëdo që bëja ishte sigurohu që cdo që bën është mirë, sepse familja nuk do të mbështes. Unë tani jam 34 por në atë kohë kur u martova unë martesat me mblesëri ishin shumë të shpeshta. Unë isha në shkollë të mesme dhe prindërit më treguan fotografinë e një djali, gjithcka fuknsionte nëpërmjet familjes, familja të thotë ty “ Hej është një djalë për vajzën tënde’ kështu që unë pash fotografinë dhe thash jo. Unë mendoja që doja të shkoja në universitet , doja të isha e pavarur, doja të fokusohesha në gjëra të rëndësishme nuk doja të martohesha. Unë isha 18 vjec. Kështu që thash jo, por babai im në atë kohë më tha “ ti do të martohesh”. Unë mendova që të them jo sërish por familja ushtronte shumë presion mbi mua dhe unë e takova djalin pas një ore dhe u fejuam, por un as nuk e njihja atë. Unë nuk dija asgjë për të, por u fejova, sapo kisha mbaruar gjimnazin, isha 18 vjec. Nuk kisha mundësi që të isha një fëmijë, prindërit e mia ishin shumë striktë.
Tashmë Ria, vazhdon jetën e saj me vajzën dhe partneren që ajo vet ka zgjedhur, është fejuar dhe shprehet se është shumë e lumtur që më në fund ka arritur të bëjë zgjedhjet e saj në jetë:
“Po kjo është gjithcka që kam dashur të jem por nuk kam mundur që të jem vetja ime. Më kanë ndaluar gjatë gjithë jetës sime, unë duhet të sillesha në një mënyrë që më kërkonin dhe unë thjesht e mora atë rol për një kohë të gjatë vetëm që të bëja të lumtur familjen time sepse është e gjitha për imazhin. Ne nuk duam që njerëzit të flasin për ne kështu që u ngulit në kokën time, që unë duhet të isha dikush që nuk isha vetëm që të tjerët të ishin të lumtur”
“O zot i madh, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur siç të thash e kisha imagjinuar këtë jetë në mendjen time, kur jeta ime ishte një ferr por kurr nuk mendoja që do të bëhej e vërtet, kurr nuk mendoja që do të ndodhte. Unë vetëm mund të mendoja për të në mendjen time dhe tani jam duke e jetuar atë. Nuk kam qenë kurr kaq e lumtur” përfundoi ajo.
-
VIDEO
Trendet e reja që do të përcaktojnë stilin veror
Në një bisedë me blogeren Xhina Hodo në emisionin “Rreze Dielli” folëm për trendet më të fundit që do të përcaktojnë edhe modën e verës 2021. Nga modelet e flokëve, ngjyrat dhe aksesorët ajo tregoi gjithcka që duhet të dini për të qenë sa më bukur këtë verë.
-
VIDEO
Habit telefonuesi: Shumë demokratë votuan Ramën, kryeministri është më shumë i djathtë se i majtë
Jo pak habiti një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se njeh shumë demokratë që kanë votuar Edi Ramën pasi sipas tij edhe vetë kryeministri është më shumë i djathtë se i majtë dhe shpjegon edhe pse-në.