-
VIDEO
Veri Jug - Një baxhio djathi në Bubullimë
Estref Kaja dhe zonja e tij, Lindita, tregojnë për aktivitetin e tyre në një baxhio të vogël, ku prodhohet djathë I bardhë dhe djathë kackavall, produkte bio nga qumështi I blegtorëve të fshatrave përreth Bubullimës. Baxhio, si biznes familjar për familjen Kaja.
-
VIDEO
Veri Jug - Bubullima, historia e një fshati
Naim Kaja, banor I fshatit Bubullimë në rrethin e Lushnjes, rrëfen historinë e fshatit, origjinën e lashtë, fshatin e kishave dhe të 250 mësuesve para viteve ’90 të shekullit të kaluar. Ai thotë se në njësinë administrative të Bubullimës zhvillojnë aktivitetin e tyre prodhues qindra biznese të mëdha dhe të vogla, me prorje zhvillimin e agroturizmit.
-
VIDEO
Veri Jug - Mesazhe pune nga Bubullima
Veri Jug ju fton të njohim dhe të zbulojmë fshatin Bubullimë, një fshat në zemër të Myzeqesë, me 80 mijë hektarë tokë dhe ku banojnë mbi 600 familje vetëm në qendër të njësisë administrative. Në Bubullimë, aty ku në vitet 80-t të shekullit të kaluar kishte mbi 250 mësues, sot në vitin 2021 zhvillojnë aktivitetin e tyre prodhues me dhjetra fermerë të mëdhenj dhe të vegjël, me prirje agroturizmin. Ndalesë në qendër të fshatit dhe më pas në një baxhio të vogël, ku çifti I fermerëve Kaja kanë ngritur një punishte për përpunimin e produkteve të qumështit. Përmes intervistave, ju do të mësoni kur ngrihet në mëngjes menaxherja e baxhios Lindita dhe në sa fshatra e grumbullon qumështin Estrefi, investitori, qysh në pikë të mëngjesit. Në fund, një mesazh nga banori i fshatit, Naim Kaja. I cili thotë se puna, vetëm puna është sot burimi i energjive pozitive në fshatin Bubullimë dhe përgjithsisht në të gjithë Myzeqenë. Ndiqni reportazhin “Mesazhe pune nga Bubullima” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja / 6 Qershor 2021 / A do shkarkohet Ilir Meta? Flasin qytetarët
-
VIDEO
“Drejtësia është në koma” zotëria zbulon: Organet e reja sa kanë ndërruar zyrat, kanë frikë nga…
Një qytetar nga Fieri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se drejtësia shqiptare është në koma dhe dhe se nuk arreston dot politikanët e korruptuar. Sipas tij organet e reja të drejtësisë vetëm sa kanë ndërruar zyrat.
-
VIDEO
Pyetja e telefonuesit: Kush drejtësi është më efikase drejtësia komuniste apo ajo kapitaliste?
Në diskutimin për drejtësinë një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kishte një pyetje direkte për drejtuesin e programit. Ai tha: Kush është më shumë efikase drejtësia komuniste apo ajo kapitaliste? Ndërsa vetë e argumentoi situatën në atë periudhë dhe atë tani.
-
VIDEO
A do ndëshkohen politikanët e korruptuar? Zotëria e thotë troç: S’më mbushet mendja,është selektive
A do ndëshkojë drejtësia shqiptare politikanët e korruptuar? Kjo ishte tema e diskutimit mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri që telefonoi në emision e tha troç se nuk i mbushet mendja dhe se nuk beson por sqaron se sipas tij do jetë drejtësi selektive.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 5 qershor 2021, A do ndëshkohen politikanët e korruptuar?
Çështje besimi. Telefonuesit shprehen nëse drejtësia e re do ndëshkojë apo jo politikanët e korruptuar.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 5 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Alban Ramosaj rrefehet per kengen "thikat e mia" te vula fatale e deshtimit te Lulzim Bashes e deri tek PD eshte me e bashkuar se kurre.
-
VIDEO
Verë 2021 iku COVID, priten turiste, po vrasjet?
Largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare në nisje të sezonit turistik ishte paralajmërimi i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga strukturat përkatëse të vepronin me dorë të hekurt. Por duket se të pakën në Sarandë dhe Shkodër, këto ndërtime pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll”, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma tha se ndërtimet pa leje janë sporadike dhe kryesisht ndërtesa të vjetra. Largimi i ndërtimeve pa leje tha Gurma nuk do të ndikojë te turistët, ndërsa tha se Saranda është gati për t’i pritur ato.
-
VIDEO
Sezoni turistik dhe prishja e ndërtimeve pa leje, Ademi:Velipoja, ndër brigjet më të pastra, Gurma: Në Sarandë janë sporadike, s'do ndikojnë te turistët!
Largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare në nisje të sezonit turistik ishte paralajmërimi i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga strukturat përkatëse të vepronin me dorë të hekurt. Por duket se të pakën në Sarandë dhe Shkodër, këto ndërtime pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll”, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma tha se ndërtimet pa leje janë sporadike dhe kryesisht ndërtesa të vjetra. Largimi i ndërtimeve pa leje tha Gurma nuk do të ndikojë te turistët, ndërsa tha se Saranda është gati për t’i pritur ato.
“Në Sarandë është çelur sezoni turistik prej një jave. Jemi përgatitur maksimalisht për të pritur një sezon ndryshe këtë vit dhe janë mbarë të gjitha masat për mbajtjen e sezonit dhe do të ofrojmë një sezon të mirë. Saranda ka pastruar të gjithë territorin dhe ne kemi impiant duke mos lejuar derdhjet e ujërave të zeza në det. E përgjithshmja është pozitive, dhe këtë vit Saranda ofron një shëtitore që është e margaritari i qyteti. Ndërtime pa leje ka pasur por janë sporadike dhe ndërtesa të vjetra. Mund të theksojmë se në Sarandë mbizotëron më shumë ligjshmëria dhe jo paligjshmëria. Ndërhyrjet që do të bëhen në ndërtimet pa leje nuk do të ndikojnë në sezonin turistik”, tha Gurma.
Ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha në “Pa protokoll” se Velipoja mund të konsiderohet një nga brigjet më të pasta në lidhje me ndërtimet pa leje. Ademi tha se vija bregdetare është e pastruar dhe se operatorët turist kanë paraqitur kërkesat e tyre për leje për stacionet e plazhit.
“Sezoni turistik në Velipojë fillon nesër dhe do të organizohen aktivitete dhe prej më se 2 javësh kemi filluar promovimin e Velipojës. Kemi kryer ato punët e fundit që lidhen me përgatitjet e infrastrukturës së shërbimeve publike. Kemi pasur një verifikim nga IKMT dhe bregu i Velipojës është ndër brigjet më të pastra për sa i përket ndërtimeve pa leje. Shumica e tyre janë hequr edhe gjatë dimrit dhe i gjithë plazhi është i pastruar dhe operatorët turistik po marrin lejet përkatëse për stacionet e plazhit”, tha Ademi.
-
VIDEO
Divorcon gruan, arratiset me të dashurën nga Kopliku/Familja në kërkim të Vehbi Pepës
Pas divorcit me bashkëshorten Vehbi Pepa nga Shkodra u largua në Tuz të Malit të Zi, në vitin 1991, atje ku u strehua tek kushërinjtë e tij. 24-vjecar punoi si coban deri në vitin 1993. Ai rikthehet sërish në vendlindje, nga ku mplekset me një vajzë me inicialet V.GJ nga Kopliku, të cilën e rrëmbeu për qëllime ende të panjohura, duke u larguar drejt qytezës Klina në Kosovë. Në vitin 1993, kur edhe humbi gjurmët, Vehbiu u implikua në një ngjarje, që do të ngrinte pikëpyejtje të mëdha. Sipas të dhënave nga familjarët të dy kanë qëndruar në banesën e një të moshuare. Dy muaj më pas në atë shtëpi kanë torkitur tre persona, të cilët kanë kërkuar Vehbiun. Ata i kanë ofruar punë në një lokal, në pronësi të M. RR, nga Peja.Pasi ka dalë nga dera e asaj banese Vehbiu nuk është kthyer më. 3 vite më pas, në 1996 vajza, me të cilën ai pati një marrëdhënie kthehet tek prindërit e saj në Shkodër. Pas shumë insistimeve ajo takohet me familjarë të Vehbiut, duke i rrëfyer ngjarjen e asaj dite. Me zhdukjen e Vehbiut, mësohet se pronari i lokalit ku ai do të fillonte punë ishte martuar me vajzën nga Kopliku. Kjo gjë ka ngritur dyshimet tek familjarët, se janë pikërisht këta persona që kanë lidhje me zhdukjen e Vehbi Pepës. Ndërsa ende nuk ka gjurmë të shkodranit, vajza që ai rrëmbeu vite më parë V. Gj është ende e martuar me burrin nga Peja dhe jëtojnë jashtë kufijve shqiptarë. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, Maliq Pepa kërkon të mësojë një te vërtetë për vëllanë e humbur afro 28 vite më parë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv