-
VIDEO
Supë krem karrotë me patate dhe pulë nga zonja Vjollca
Supë krem karrotë me patate dhe pulë
Përbërësit:
400 gr krahë pule
1 lugë gjelle gjalp ose 1 lugë gjelle vaj
1 qepë
2 lugë gjelle miell misri
3 karrota mesatare
3 patate mesatare
kripë dhe piper të zi
2 thelpi hudhër
lëng pule
2 lugë gjelle për shije më të mirë
1 lugë kafe piper të kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalp, vaj dhe kaurdisim qepën të prerë në fije deri sa qepa të zbutet. Shtojmë miellin e misrit e përziejmë sëbashku për 2-3 minuta në temperaturë mesatare.
Shtojmë karrotat dhe patatet në copa të vogla I përziejmë sëbashku, kripë, piper të zi, 1 lugë kafe pluhur hudhre ose hudhër të prerë imët. Vazhdojmëpërzierjen, shtojmë 1 litër lëng pule, 2 gota ujë dhe I lëmë perimet të ziejnë deri sa përimet të ziejnë mirë. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem të lëmuar. Nëse konsistenca e supës është e trashë e rregullojmë sipas preferencës duke shtuar pak lëng pule ose ujë të nxehtë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 4 qershor 2021, Situata e kriminalitetit në vend.
Konfliktet politike nxisin kriminalitetin në vend. Telefonuesit flasin për vrasjet e shumta të kohëve të fundit.
-
VIDEO
Ish-ushtaraku jep zgjidhjen për kriminalitetin: Shteti të blejë armët që janë në duart e popullit
Një telefonues që tha se ka qënë ushtarak dha zgjidhjen për t’i dhënë fund situatës së kriminalitetit në vend. Duke folur në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se shteti duhet të blejë çdo armë që është në duart e popullit duke vendosur edhe një çmim si përshembull 50 dollarë për armë. Ndiqeni qëndrimin e tij.
-
VIDEO
Sugjerimi për një fundjavë sportive, Ujvara e Kakunjës
Ujëvara e Kakunjës destinacioni sportive ku mund të kaloni fundjavën tuaj.
-
VIDEO
Pite me djath dhe vezë nga zonja Vjollca
Pite me djath dhe vezë
Përbërësit:
1 pako petë
350 gr djath të bardhë
3 vezë
1/2 gotë vaj
1 lugë çaj pluhur pjekës
1 gotë kos ose qumësht
pak kripë
1 vezë dhe 3 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle susam
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë djathin dhe e vendosim atë me një tas ku do të shtojmë dhe 3 kokrra vezë, vaj dhe 1 lugë caj pluhur pjekës, kos ose qumësht, kripë të githë këto përbërës në tas I përziejmë mirë në një tas tjetër vendosim 1 gotë ujë dhe në të shtojmë 4 lugë gjelle vaj.
Lyejmë me vaj një tepsi drejtkëndëshe të thellë, vendosim në tepsi një petë të cilën e spërkasim me ujë dhe vaj. Vendosim dhe një petë tjetër mbi të duke I lënë anët e saj të varen nga anët e tavës dhe këtë petë e rrudhim ( pa e palosur) dhe e lyejmë me mbushjen e përgaittur dhe e vendosim në anë të tepsisë kështu vazhdojmë deri sat ë mbushet komplet tepsia. Me 2 petët e fundit mbulojmë tepsinë, trazojmë vezën me pak qumësht dhe e lyejmë në fund pasi kemi palosur anët, e spërkasim me susam dhe e pjekim në tmperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
“Kush vret të vritet” zotëria tregon si merr fund kriminaliteti: Duhet dënimi me vdekje
Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tregoi sipas mendimit të tij se si merr fund kriminaliteti në vendin tonë. Ai tha se kush vret duhet të vritet duke kërkuar rikthimin e ligjit për dënimin me vdekje.
-
VIDEO
VIDEO EKSKLUSIVE/ Trafikantët prenë pyllin për të kultivuar kanabis në bregdet, pamje të parcelave me bimë narkotike në Kepin e Rodonit! U zbuluan nga dronët e policisë
Report Tv ka siguruar videon eksklusive ku ishte kultivuar kanabisi në zonën e plazhit në Kepin e Rodonit, pas operacionit të zhvilluar nga policia ku u zbuluan tre parcela të mbjella me kanabis
-
VIDEO
Analiza e telefonuesit për krimin: Vrasjet i bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët, t’u sekuestrohet pasuria
Për situatën e kriminalitetit në vend u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri me zë të lartë tha në analizën e tij se vrasjet i bëjnë gjyqtarët e prokurorët duke mos bërë detyrën e tyre dhe kërkoi që t’u sekuestrohet pasuria.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga paralajmerimi i ri i Yuri Kim te nuk i njohim zgjedhjet e deri tek SPAK mpreh "thikat" per politikanet VIP.
-
VIDEO
Repolitix/ Gara në PD kush do e fitojë? Ish-eksponenti i PD-së, Valteri: Gara është farsë
Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia.
-
VIDEO
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës. Sipas tij, Basha i ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së PD.
"Kur ulesh jashtë kamerave me anëtarët e Kryesisë, treçereku i tyre nuk besojnë që Basha fiton zgjedhjet përballë Ramës, jo më përballë partisë dhe kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike rreshtohen krah Bashës. Kjo tregon se kësaj kryesie i ka humbur dinjiteti, Basha ja ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së Partisë", tha ai.
Ndërsa u ndal te përjashtimi i Ibsen Elezit nga gara për kryetar të PD, Hoxha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij nga Kryesia me pretendimin se ka bërë fushatë të pahijshme ndaj Bashës.
"U përjashtua me pretendimin për fushatë të pahijshme ndaj kryetarit Basha, agjitacion e propagandë, u votua 23 me zero. Kjo më çuditi", u shpreh ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Halit Valteri: S'ka garë, kutitë do të mbushen si në 2017
Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia. Kjo pasi në vitin 2017, Valteri thotë se ka punuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, kundër Eduard Selamit, ku tha se Basha ka të gjithë numëruesit, vëzhguesit dhe të vetmen garë që mund të fitojë është kjo brenda PD.
‘Njoh shumë mirë procesin në PD. Të vetmen gjë që Lulzim Basha mund të fitojë është të mund rivalët brenda PD-së se i ka vetë numëruesit, vet vëzhguesit. Nuk kanë numërues. Tre herë Rama kryeministër tre herë Basha kryetar PD-je. Këtu ka kandidatë fallso. Njëri nga këta do të jetë nënkryetar i PD-së, ai që do të marrë më shumë vota, Agron Shehaj.
Është futur për të legjitimuar garën. I vetmi që nuk do ta lejë garën është Agron Shehaj. Ta zëmë se do të votojnë 300 veta. 100 vota Agron Shehaj, 50 Bardh Kadilli, 100 vota Edith Harxhi, 150 do t’i marrë, Basha, dhe nëse nuk i gjen, do të mbushen kutitë. Agron Shehaj do të marrë ato vota që janë njerëzit që nuk e duan Bashën në krye të PD-së.
Do të mbushen kutitë. Eduard Selami nuk futej dot në derë të PD. Nuk ndryshon asgjë fizionomia e PD nga PPSH. Ose je me ne, ose je armik. Nëse nuk mendon si oborrtarët, si ato që ka bërë kuanti në kat të dytë nuk ka demokraci. Ai do ta çoj PD në 20 mandate. Nuk ka garë, nuk ka proces, është farsë, kutitë do të mbushen.’- tha Valteri.