-
VIDEO
Aksioni për ndërtimet pa leje, shembet objekti i parë në Velipojë, asnjë kundërshti nga pronarët
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë. Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.
-
VIDEO
Vrasja e Kudret Saliajt, fëmijët akuzojnë nënën e tyre Dhuratën për dhunë, vajza: Na kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni! Djali: I thoshte dikujt 'të dua kur do takohemi'
TIRANË- Dhurata Saliaj, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e burrit të saj, Kudrejt Saliaj, ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj, por dëshmitë e të miturve tregojnë të kundërtën. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në tetor të 2020, kur dhe Dhuarata doli në Gjykatë për akuzën e dhunës ndaj fëmijëve, vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre.
Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt një personi tjetër dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda.
-
VIDEO
Kungull me vezë në furrë nga zonja Vjollca
Kungull me vezë në furrë
Përbërësit:
1 kg kungull të njomë
1 qepë
3-4 kokrra vezë
2 thelpi hudhër
1 filxhan çaji kos
1 lugë kafe trumzë e thatë
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle gjalp
djath që shkrin 100 gr
Përgatitja:
Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe 1/2 lugë gjalp dhe kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet e të bëhet transparante. Presim kungujt në feta rrumbullake në trashësi 0.3 cmm. Lyejmë tavën me pak gjalp. Vendosdim fetat e kungullit njëra pas tjetrës ( si vendosja e tjegullave I spërkatim me shumë pak kripë, piper të zi, trumzë të thatë.
Shpërndajmë mbi kungujt, qepën të gatuar, trumzë. Në një tas vendosim vezët e plota, kosin, hudhrat e grria hollë, kripë, piper, trumzë I përziejmë mirë sëbashku dhe e shpërndajmë mirë mbi të gjtihë sipërfaqen e kungullit. E mbulojmë tepsinë fillimisht në letër pjekje e më pas në letër alumini. E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius pë 20 minuta më pas e nxjerrim tavën, grijmë pak djath të butë dhe e vendosim përsëri në furrë për 7-8 minuta deri sa djathi të shkrijë.
-
VIDEO
Studimet më të fundit që duhet t’i dijë çdo person diabetik
Diabeti është një ndër sëmundjet që kanë prekur në masë të madhe popullsinë kudo në botë dhe nuk ka kursyer as fëmijët. Duke qenë një sëmundje që duhet mbajtur gjithmonë nën kontroll, dieta e duhur është ajo që ka ndikon në përmirësimin e pacientëve. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutriconistja Diola Dosti, tregoi për studimet më të fundit që tregojnë lidhjen e ushqimeve të ndryshme me përmirësimin e shëndetit të pacientëve me diabet.
“Një ndër ushqimet që duhet të jetë në frigoriferin e një diabetiku është brokoli. Brokoli është një ndër ushqimet që ka një prezencë të kromit në të, dhe me përfshirjen e kromit në planin e tyre nutricional le të themi që deri diku mund të ekuilibrojmë nivelet e sheqerit në gjak. Pra, brokoli duhet të jetë në baza të rregullta ditore. “
“Qepa është një tjetër ushqim që duhet të jetë bazë, madje këtu nëse më lejohet të them një recetë shumë të thjeshtë sidomos qepa e kuqe ka një prezencë shumë herë më të lartë të sulfurit krahasuar me qepën e bardhë dhe të merret dhe të pritet në disa copë, të futet në një gotë me ujë lihet përgjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes lëngu I qepës konsumohet. Përvecse është një antibacterial, virusal shumë I mirë në të njëjtën kohë ndihmon në mënyrë natyrale stabilizmin e nivelit të sheqerit në gjak.”
“ Lëngu I bamjeve është shumë I mirë, po bamjet duhet të jenë të paziera, duhet të priten ën copëza të vogla, të futen në një gotë me ujë dhe përdoret kjo si recetë diku tri javë ose katër javë dhe fillojnë individët që humbasin peshë, por në të njëjtën kohë fillon të stabilizohet niveli I sheqerit në gjak “ u shpreh ajo.
Ndërsa tha se këto ushiqime dhe recetat e ndryshme me to mud të konsumohen pa frikë nga të gjithë individët me diabet duke qenë se nuk kanë asnjë efekt anësor në organizëm:
“Të gjitha sygjerimet që jepen për ushqime nuk kanë efekte anësore por kanë një gjë tjetër, nëse ne flasim për një pacient që merr insulin vazhdimisht, konsumi I ushqimeve që janë të shëndetshme bën që edhe terapia që ai merr ndikon shumë herë më mirë” tha ajo.
Përse ndodh që kur konusmojmë ushqime të pashëndetshme trupi ynë kërkon më shumë ushqim?
Kjo ndodh kurr trupi nuk ka marr nutrientët që I duhen dhe kërkon të marr më shumë, dhe ty të hapet oreksi dhe kërkon ende më shumë ndërsa kur han një banane, deri në dy mundesh, sepse trupi ka marr të gjithë elementët që I duhen. Janë decifencat në minerale të caktuara, në elektrolitë të caktuar, në vitaminca të caktuara të cilat pot ë shohësh cdo sëmundje bazat e tyre janë këto deficenca
Nutricionistja shpjegoi se sipas studimeve të fundit është mirë që diabetikët të zëvendësojnë qumështin e lopës me qumështin e deles dhe glutenin e cila është një proteinë proinflamatore.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 7 qershor 2021 / A duhet bërë Vettingu në politikë?
Telefonuesit njëzëri kërkojnë që të bëhet vettingu i politikanëve por nuk e besojnë se do ndodhë diçka e tillë
-
VIDEO
“Shpërthen” telefonuesi: Truri po ikën, mjerë ne ku jetojmë, të dënohen politikanët e korruptuar
Me mllef dhe me një inat të brendshëm një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se në Shqipëri nuk jetohet më. Truri, ajka e shoqërisë po ikën tha ai dhe çdo gjë duhet të fillojë duke dënuar politikanët e korruptuar.
-
VIDEO
Mish viçi me bizele të njoma nga zonja Vjollca
Mish viçi me bizele të njoma
Përbërëisit:
60 gr tul viçi
500 gr bizele të reja
pak vaj
pak miell për pudrosjen e mishit
1/2 gotë verë të bardhë ( 80 ml)
1 qepë
1 karrotë mesatare
1/2 degë selinoje
500 ml lëng perimesh ose ujë
1 lugë gjelle salcë domate
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë mishin e thajmë atë dhe e presim në kubik ( sa një kafshatë) vendosim iellin në në enë të thellë të hapur dhe përziejmë mishin duke e situr pak më qëllim që mishi vetëm të pudroset pak. Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe kaurdisim mishin deri sat ë zverdhet pak. E shuajmë me verë të bardhë, selinon të grirë shumë imët dhe qepën njësoj si dy të parat. I kaurdisim perimet me mishin deri sa të na formohet një masë kremoze dhe 1 lugë gjelle salcë domate e përziejmë e më pas shtojmë lëng perimesh ose ujë të nxehtë, kripë, piper të zi. E lëmë të ziejë deri sa mish të jetë gatuar 30 minuta shtojmë bizelet I trazojmë dhe I lëmë të ziejnë sëbashku për 10 minuta e më pas I shërbejmë.
-
VIDEO
“Sofra Dardane” vjen edicioni i 18 i festivalit në Tropojë
Vjen edhe këtë vit edicioni I 18-të I ‘Sofrës Dardane”, aty ku ruhet trashëgimia dhe përcillen të gjitha vlerat kulturore, veçanërsisht të zonës së veriut. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Azgan Haklaj, kryetar UAKSH dhe ‘ Mjeshtër I Madh’ foli më tepër për aktivitetin që do të mbahet këtë vit.
-
VIDEO
“Lufta e II-të Botërore e rënia e komunizmit” Zonja zbulon dy zhgënjimet e mëdha të shqiptarëve
Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv përveç opinionit për temën e ditës zbuloi edhe dy zhgënjimet më të mëdha të popullit shqiptar. Ajo tha se: Lufta e II-të Botërore dhe rënia e komunizmit janë zhgënjime totale dhe zbloi edhe pse.
-
VIDEO
Vettingu në politikë? Zotëria nuk e beson dhe shpjegon pse: A ia drejton dot kush thikën vetes?
Për propozimin e ish-presidentit Bujar Nishani për vettingun në politikë u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri e donte me ngulm një gjë të tillë por nuk e beson të ndodhë dhe shpjegoi edhe pse: Është sot mundësia që dikush tia drejtojë thikën vetes tha ai.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga "ndryshimi drejt Lindjes do ishte perdhunim" te vetmia e Bashes e deri tek pse Edi Rama do paqe me PD-ne?
-
VIDEO
Veri Jug - Fermeri i vogël Brahim Kaja
Në fshatin Halilaj blegtori i vogël Brahim Kaja, me vetëm 10 kokë gjedhë, arrin të mbajë familjen me të ardhurat që I nevojiten për gjatë gjithë vitit. Ai flet për shpenzimet që bën për mbajtjen e 10 lopëve dhe shërbimet që ai dhe e shoqja I bëjnë bagëtive, e vetmja pasuri e familjes Kaja.