Gjellë me speca dhe qofte pule nga zonja Albana

12 Nëntor, 11:20

Gjellë me speca dhe qofte pule

Përbërësit:

  • 6-7 speca
  • 2 kokrra qepë
  • 1 filxhan kafe oriz
  • 4 thelpinj hudhra
  • 80 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle kerri
  • 1 lgj koncentrat domate
  • 2 lugë çaji rigon
  • 2-3 gjethe dafinë
  • 2 gjokse pule
  • 1 kokërr vezë
  • Pak miell
  • Pak piper të kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Gjokset e pulës i kalojmë në blender, shtojmë vezën, kripën, piperin dhe miellin. Krijojmë qoftet, toptha jo shumë të mëdha që i skuqim pak me yndyrë. Ndërkohë në një tigan tjetër të thellë kaurdisim qepët e prera për së gjati me pak vaj ulliri dhe kripë. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe vijojmë me kaurdisjen për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Në një tas hedhim salcën koncentrat të domateve, hudhrën e shtypur, rigonin, dafinën, kerrin dhe gati 500 ml ujë të vakët. I përziejmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Tek qoftet shtojmë orizin, shtojmë qepët e kaurdisura me specat dhe më pas shtojmë salcën e lëngshme. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të dalë yndyra sipër dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.