-
Komisioni për Metën/ Braimllari-Manjës: Dosja 184 nuk do hetohet nga shoqja jote
Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar lidhur me komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili zhvillon sot mbledhjen e tij të parë. Braimllari thotë se në krye të këtij komisioni qëndron Ulsi Manja i kapur në përgjime duke ofruar punë në fushatën e Dibrës.
11 Korrik 2019, 12:50 -
Deputeti opozitar: Do të nxjerr informacionet për pasurinë e Metës, bojkot Reformës Zgjedhore, të ikë Gjiknuri
Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër Presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv, të drejtuar nga Denis Minga se ditën e hënë do t'u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.
9 Korrik 2019, 16:24 -
Prela në garë për SPAK, pyetet për 'Bild' e dosjen 'Shullazi': Kam bërë lëvizjet e duhura
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është nënshtruar intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidat për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
9 Korrik 2019, 14:41 -
Edhe Hajdarmataj në garë për SPAK, KLP e pyet për përgjimet e BILD: I kanë pasur në duar shumë njerëz...
Besim Hajdarmataj, prokurori i njohur për lidhje me të djathtën, ka kryesuar dosje të bujshme si ajo për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ashtu edhe për grupin e gjobvënësve të Emiljano Shullazit.
9 Korrik 2019, 12:54 -
Sulmohet makina e Fatos Lubonjës, policia: Autori i sëmurë mendor, dhunoi edhe gruan! Meta: Çunat problematikë dolën nga furgoni
Sulmohet makina e analistit Fatos Lubonja. Autori është Arben Hackaj dhe rezulton person me probleme mendore, ndërsa është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Fushë Krujës.
7 Korrik 2019, 13:12 -
Kryemadhi: Dosjeve 339 dhe 184 i shtohet edhe 30 qershori, vesi del me shpirtin
5 Korrik 2019, 20:12 -
Imami zbulon skenarin e Bashës për përgjmet e Dibrës: I ka ditur që në kohën e çadrës
Ish-Deputeti demokrat Arben Imami zbulon disa detaje që implikojë liderin demokrat Lulzim Bashën në publikimin e përgjimeve nga Bild, pjesë të dosjes 184. Imami deklaroi sot në Real Story se Basha i ka ditur një pjesë të përgjimeve dhe këtë e ka thënë që në vitin 2017 kur ishte në çadër.
4 Korrik 2019, 22:35 -
Sërish 'betejë shifrash'/ Vasili: Rama autori i kanibalizmit elektoral. Fton qytetarët në protestë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili mbajti sot një deklaratë për mediat, në të cilën tha se këto zgjedhje janë një provë e ‘kanibalizmit’ politik dhe elektoral të kryeministrit Edi Rama.
4 Korrik 2019, 15:37 -
Ralf Gjoni: Opozita ia dha në tavolinë të gjitha pushtetet Ramës me rastin e ditëlindjes (VIDEO)
Deputeti Ralf Gjoni akuzoi opozitën se me bojkotin e zgjedhjeve lokale i dorëzoi të gjitha pushtetet kryeministrit, të cilin e uroi për ditëlindjen, ndërsa kërkoi edhe largimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit të reformës zgjedhore, pasi i doli emri te përgjimet në Dibër në dosjen 184.
4 Korrik 2019, 10:37 -
Ngritja e SPAK/ Ambasadori i OSBE-së te Krimet e Rënda, nënshkruhet 'memorandumi i mirëkuptimit'
Ambasadori i OSBE-së, Benrd Borchart ka zhvilluar një takim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Report Tv mëson se axhenda e takimit është asistenca që OSBE do të japë për Krimet e Rënda dhe ngritjen e SPAK.
28 Qershor 2019, 10:17 -
PD-ja akuzon Xhaçkën: Ushtria lëviz me targa false në Dibër, u shpërndanë pistoleta dhe u graduan kriminelët
Ish-deputeti demokrat për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi akuzoi sot se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po përdor automjetet e ushtrisë shqiptare dhe helikopterin për aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste.
26 Qershor 2019, 20:12 -
Intervista/ Gjiknuri: E vërteta mbi përgjimet e publikuara nga BILD
Gjatë një interviste për televizionin “6 Plus 1 Vlora”, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri është pyetur edhe në lidhje me përgjimet e publikuara gjatë ditëve të fundit në media me objekt zgjedhjet e pjesshme lokale të Dibrës, mbajtur në 11 Shtator 2016.
26 Qershor 2019, 13:04 -
Peter Tiede është naiv apo bën sikur është?
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të çojë në gjykatën gjermane gazetarin Peter Tiede. Ajo që të habit është reagimi i Peter Tiede-s, i cili këmbëngul të sulmojë kryeministrin, duke pretenduar se përgjimet janë autentike. Askush nuk e ka vënë në diskutim që përgjimet janë autentike por a mjaftojnë si prova përgjimet autentike, të përdorura nga Peter Tiede, për të akuzuar Ramën se ka organizuar shitblerje të votave, se e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, etj, etj?
25 Qershor 2019, 19:13 -
Rama hedh në gjyq gazetarin e Bild/ Tiede i përgjigjet: Më akuzoni për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?
Kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq gazetarin e gazetës gjermane Peter Tiede i cili publikoi disa audio-përgjime nga dosja hetimore '184', ku përmendet edhe vetë ai. Përmes një komenti në postimin e kreut të qeverisë, gazetari gjerman është përgjigjur me ironi duke nënkuptuar se përgjimet e publikuara prej tij janë të vërteta.
25 Qershor 2019, 15:55