-
Kriza e çmimeve/ Nga nesër deputetët e PS do të zbresin në terren, do të kontrollojnë sa zbatohet Paketa e Rezistencës Sociale
Nesër deputetët e PS do t’i bashkohen ministrave e do zbresin në terren për të parë zbatimin e masave të marra nga paketa sociale që u vjen në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi në seancën e së enjtes do të zhvillohet dhe një mocion me debat për rritjen e çmimeve.
23 Mars 2022, 10:58 -
Rritja e çmimeve/ Rama nxjerr grafikun: Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka zero taksë dhe TVSH për biznesin e vogël
Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka dhënë pasojat e para ekonomike në vendet e tjera të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë ka gjetur një mekanizëm për të mbrojtur biznesin e vogël. Për këtë sjell një tabelë, ku sipas tij tregohet qartë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon ka taksën dhe TVSH-në zero për biznesin e vogël.
21 Mars 2022, 11:07 -
Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës
Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
18 Mars 2022, 11:31 -
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Bord për çmimet e shportës, kush abuzon i konfiskohet malli! Harrojeni fitimin si më parë, vendosni kapacitetet në funksion të krizës
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.
17 Mars 2022, 12:35 -
Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Kriza nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal! Dy mënyrat për të dalë nga kjo situatë
Rritja e çmimeve dhe kriza që shkaktoi në të gjithë botën lufta në Ukrainë për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal dhe mosfunksionimin e institucioneve të rregullatorit të tregut.
16 Mars 2022, 15:12 -
Paketa Anti-krizë e qeverisë, Basha: Tallje me lëmosha! Rama bën sikur ndihmon, por programon më shumë taksa
Paketën e Rezistencës Sociale kundër pasojave të luftës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një tallje e qeverisë me qytetarët, që sipas tij nuk bën gjë tjetër, përveç i zhyt më tepër në mjerim.
14 Mars 2022, 11:41 -
Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë! I dimë kush janë ato që u paguajnë autobusëve atyre nga rrethet! Në faturën e dritave edhe çmimin real i energjisë
"Turp kombëtar" i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë.
14 Mars 2022, 11:00 -
7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë
Kryeministri Rama lajmëroi se qeveria shqiptare miratoi një paketë sociale që ndihmon nga pensionistët, e të gjitha shtresat në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Rama këmbënguli se nuk do hiqen taksat e naftës, pasi qeveria po shton buxhetet për të përballuar krizën e energjisë elektrike për të mos rritur faturat e qytetarëve.
12 Mars 2022, 15:06 -
Të ardhurat e bashkive arrijnë rekordin e dekadës, deri në dhjetor 2021 mblodhën 220 mln euro! Shpenzimet nuk kapërcejnë krizën e COVID
Bashkitë kanë kapërcyer krizën dhe gjatë 2021-shit kanë arritur nivelin më të lartë të të ardhurave të mbledhura në dekadë. Sipas tëdhënave të Ministrisë së Financave vitin e kaluar të ardhurat e pushtetit vendor kapërcyen vlerën e 220 milionë eurove.
17 Shkurt 2022, 17:40 -
Porti i Durrësit 'kapërcen' pandeminë, volumet u rritën gjatë vitit 2021! 12% më shumë të ardhura se në vitin 2020
Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të APD-së, që për vitin kalendarik 2021 kanë arritur në 2,794,828,618 lekë ose 48 % më shumë se 2019 dhe 12 % më shumë se në 2020.
4 Shkurt 2022, 11:00 -
Regjistrohen 2.670 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 6 viktima në 24 orë! 134 pacientë marrin trajtim në spitale
Infektimet në vendin tonë vijojnë të mbesintë larta, ku gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 9.485 testime, janë regjistruar 2.670 pozitivë me COVID-19. Ndërkohë, Nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin 6 qytetarë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 24.105 pacientë aktivë me COVID-19.
21 Janar 2022, 18:20 -
6 humbje jete dhe 475 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spital
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 6 humbje jete dhe 475 infektime të reja nga COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
28 Dhjetor 2021, 18:02 -
Propozimet e Shoqatës të Përpunuesve të Qumështit për paketën fiskale, TVSH 6% për produktet shtazore, të hiqet akciza e gazit, 10 lekë subvencionim për litër qumësht për fermerët
Propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese, u kundërshtuan nga Shoqata Industria e Përpunuesve të Qumështit.
9 Nëntor 2021, 16:35 -
Shifra alarmante në Greqi/ Rekord infektimesh, 6700 të prekur dhe 59 viktima në 24 orët e fundit
Fatkeqësisht, mësohet se 59 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 16,050.
2 Nëntor 2021, 17:16 -
Ulen infektimet nga COVID në vend, regjistrohen 195 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë! 1.8 mln vaksinime në gjithë vendin
Gjatë 24 orëve të fundit, infektimet nga koronavirusi kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, e ndërsa 9 të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID.
11 Tetor 2021, 18:03 -
Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër e re shtatzënë nga COVID, ishte disa javëshe dhe e pavaksinuar! Sot 445 raste të reja dhe 7 viktima në vend
Një tjetër e re shtatzënë, pavarësisht përpjekjeve, nuk mundi ta fitonte betejën me 'armikun e padukshëm' COVID-19. Ndërkohë, si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 455 qytetarë dhe 7 pacientë kanë humbur jetën.
8 Tetor 2021, 18:09 -
Situata nga pandemia, regjistrohen 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! 7 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, 7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Kosovë, ku 3 prej tyre ishin femra dhe 4 meshkuj. Ndërkohë, si rezultat i 5.095 testeve të kryera, 173 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.
21 Shtator 2021, 16:03