-
VIDEO/ Kukësi 'nuk ndez' në Fier, Egnatia i falet një kryevepre në Korçë! Erzeni dhe Teuta barazojnë 1-1 në Kupë
Kupa e Shqipërisë është në fazën e 1/8 dhe këtë të mërkurë janë zhvilluar dy nga tre ndeshjet e programuara. Në Fier, Apolonia dhe Kukësi barazuan 0-0, teksa në Korçë, Skënderbeu humbi 0-1 me Egnatian. Në 16:00 në "Niko Dovana" luhet Erzeni - Teuta.
18 Janar 2023, 15:28 -
Apolonia drejt UNESCO! ‘Shën Mëria’, e vetmja kishë Bizantino-Romake, historianët: Të mbrohet, është unikale (VIDEO)
Kisha dhe Manastiri i Shën Mërisë, janë objekte të rralla të trashëgimisë kulturore. Ato duhet të mbrohen nga UNESCO, thanë historianët Ilirjan Gjika dhe Admir Xhelaj për Report TV. Dosja është dorëzuar para disa vitesh, por ende nuk është marrë në shqyrtim.
28 Tetor 2022, 17:08 -
Misteri 2500 vjeçar i tempullit antik të Shtyllasit
Kanë kaluar 2500 vjet që nga koha e ndërtimit, e megjithatë vitet nuk kanë mjaftuar për të zbuluar misterin se kujt perëndie i kushtohej tempulli antik i Shtyllasit në Fier, me vendodhje 1 km larg nga porta jugore e qytetit antik të Apolonisë. Arkeologë shqiptarë e gjermanë janë vënë në kërkim të historisë së tij. Shqetësimi më i madh për arkeologun Bashkim Lahi është se zbulimet mijra vjeçare nuk bëhen të vizitueshme për të apasionuarit pas historisë së lashtë.
15 Tetor 2022, 13:22 -
Kërkimet në Apoloni, arkeologët zbuluan themelet e Tempullit Antik të Shtyllasit! Lahi: Monumentet të bëhen të vizitueshme për turistët
Misioni shqiptaro-gjerman i kërkimeve arkeologjike ka zbuluar themelet e tempullit 2500 vjeçar në Shtyllas, pjesë e Parkut të Apolonisë. Profesor Bashkim Lahi thekson se është shumë e rëndësishme që këto monumente të restaurohen dhe të bëhen të vizitueshme për turistët.
8 Tetor 2022, 18:11 -
U ndërtua në vitin 480 para Krishtit, arkeologët gërmojnë në themel për të zbuluar misterin e Tempullit të Shtyllasit në Apoloni
Misioni shqiptaro-gjerman i kërkimeve arkeologjike ka zbuluar themelet dhe bazamentin e tempullit të Shtyllasit që mendohet ti jetë dedikuar Apollonit. Gërmimet janë bërë pranë Apollonisë së Pojanit
15 Shtator 2022, 20:31 -
'Shqipëria Turistike'/ 'Të çmendur' pas Apolonisë, çiftet celebrojnë dashurinë e turistët premtojnë rikthimin: Na thanë se kishte vetëm gurë, i mrekullueshëm
Report Tv udhëton drejt Apolonisë në këto ditë gushti, ku Parku Arkeologjik arrin numrin më të lartë të vizitorëve. Çifte shqiptare e turistë të huaj rrëfejnë pse zgjedhin qytetin antik si një prej destinacioneve gjatë pushimeve, apo për të celebruar dashurinë e tyre.
20 Gusht 2022, 16:19 -
Arkeologët francezë gërmime të reja në Apoloni, në gjurmët e hershme të qytetit ilir! Dimo: Kanë nxjerrë në pah gjurmët e një tempulli
Misioni i nisur nga një projekt kërkimor Francez në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Shqipërisë në Parkun Kombëtar të Apolonisë në Fier ka nisur gërmimet e reja arkeologjike.
2 Gusht 2022, 17:32 -
Apollonia, destinacion i preferuar për turistët e huaj! Në maj, u vizitua nga mbi 3 mijë turistë: Jemi të befasuar nga mikpritja shqiptare
Parku Arkeologjik i Apollonisë është shndërruar këtë sezon veror në një nga pikat turistike për vizitorët e huaj të cilët zgjedhin turizmin arkeologjik për të shijuar pushimet. Të ardhur nga Franca, Gjermania, dhe Spanja turistët thonë se janë të surprizuar jo vetëm me trashëgiminë e resurseve natyrore por dhe mikëpritjen dhe gastronominë shqiptarE.
28 Maj 2022, 20:33 -
‘Art trashëgimi’, ekspozohen 74 punime artistike në Apoloni! Parku i Apolonisë, destinacioni i preferuar i të huajve
“Art Trashëgimi” është ekspozita e çelur me 74 punime artistike në grafikë e autorit Dritan Kulla, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në parkun Arkeologjik të Apolonisë. Ekspozita por edhe qyteti historik i Apolonisë ka tërhequr vëmëndjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj, ku këtë sezon mbizotërojnë gjermanë e austriakë.
19 Maj 2022, 21:48