-
Shpërthimi me 2 të vdekur në magazinën në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet 2 orë në SPAK: Isha si person në hetim (VIDEO)
Për herë të parë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij. Deputeti nuk foli gjatë për mediat, por theksoi se aty ishte si person në hetim.
30 Tetor 2024, 09:59 -
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, SPAK kërkon riekspertim! GJKKO lë në fuqi pezullimi për 5 zyrtarët e IMT-së
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuq vendimin e Shkallës së Parë për personat e vënë në hetim lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.
16 Maj 2024, 14:28 -
U plagos nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnje, deputeti socialist Bujar Çela i kthehet politikës, merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar
Bujar Çela deputeti i Lushnjes i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 mars I është kthyer aktivitetit të tij politik.
8 Prill 2024, 14:14 -
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, GJKKO liron nga qelia sipërmarrësin Gjini: Arrestimi i paligjshëm! Lihet në fuqi pezullimi i 5 punonjësve
Në GJKKO janë rivlerësuar masat e marrë për dosjen e shpërthimit në kapanonin e deputetit Bujar Çela, pasi më parë prokuroria dhe gjykata e Fierit kishin shpallur mokompetencë. GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, ndërsa ka konfirmuar pezullimin për 4 punonjësit të IMT Lushnjë dhe një inspektori të bashkisë. SPAK ende nuk ka një akuzë të formuluar për deputetin.
18 Mars 2024, 09:51 -
Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, 3 akuza për deputetin Bujar Çela, dosja drejt SPAK! Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë dhe IMT-së (EMRAT)
Dosja e shpërthimit në kapanonin e deputetit të PS Bujar Çela në Lushnjë do të kalojë në SPAK. Prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit Çela, ndërsa gjykata vendosi pezullimin nga detyra të kreut të IMT në Lushnjë, 3 punonjësve në këtë institucion dhe një inspektori në Bashki.
7 Mars 2024, 16:49 -
Shpërthimi te kapanoni në Lushnjë, burg për sipërmarrësin Leonard Gjini, i autorizuar nga Bujar Çela për ndërtim kapanoni
Gjykata e Fierit la në burg sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve më 1 mars në Lushnjë. Çështja pritet të hetohet nga SPAK pasi gjykata e Fierit shpalli moskompetencë dhe i kaloi aktet për gjykim në GJKKO
7 Mars 2024, 14:54 -
Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve! Sekuestrohen dokumentet e bashkisë! Pritet marrja në pyetje e deputetit PS-së, Çela
Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur në kapanonin në ndërtim në Lushnje ku më 1 mars ndodhi shpërthimi që I mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë.
5 Mars 2024, 10:59 -
Magazina e Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, sistemi online i Bashkisë prej 1 viti e gjysmë jashtë funksionit
Për ndërtimin që deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela po kryente në magazinat e tij në periferi të Lushnjes, nuk kishin dijeni asnjë nga institucionet lokale.
5 Mars 2024, 10:36 -
Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Magazina në pronësi të Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, asnjë kontroll nga autoritetet
Report Tv siguron dosjen hetimore mbi shpërthimin e fuqishëm në Lushnjë ku vdiqën atë e bir dhe u plagosën 7 persona, mes të cilëve deputeti Bujar Çela. Në dokument thuhet se leja e ndërtimit në emër të Çelës ishte tejkaluar, ndërsa nuk ka pasur asnjë kontroll nga autoritetet.
4 Mars 2024, 16:15 -
Shpërthimi me 2 të vdekur e 7 të plagosur në Lushnjë, ekspertët në Report Tv: Shkelje e sigurisë në punë dhe e lejes së ndërtimit
Ekspertët në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv diskutuan mbi këtë ngjarje të rëndë duke analizuar disa aspekte, si shkelja e lejes së ndërtimi apo shkelja e sigurisë në punë.
4 Mars 2024, 14:27 -
3 ditë nga shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, ende pa reagim zyrtar! Bashkia mbulon shpenzimet mortore! Magazina në ndërtim nga deputeti Çela, a u shkel leja?
3 ditë nga shpërthimi tragjik në Lushnje me 2 viktima e 7 të plagosur, ende sot nuk ka një version zyrtar nga policia dhe prokuroria në lidhje me hetimet. Magazina ku ndodhi shpërthimi thuhet jo zyrtarisht se po ndërtohej nga deputeti Bujar Çela i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe pritet të merret në pyetje. Për punëtorët babë e bir të cilët humbën jetë në vinç, Bashkia e Lushnjës ofroi 500 mijë lekë për shpenzimet e ceremonisë mortore.
4 Mars 2024, 11:52 -
Shpërthimi me 2 të vdekur në Lushnjë, nisin hetimet për 3 vepra penale! Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe deputetin PS-së, Bujar Çela
Prokuroria e Fierit ka marrë në duar materialet e referuara nga policia e Lushnjës në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një biznes pasditen e së premtes ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë. Materialet i janë referuar për tre vepra penale ndërsa hetuesit janë në pritje të përgjigjeve te ekspertëve të cilët po kryerjen disa ekspertiza që do të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes
3 Mars 2024, 10:48 -
Shpërthimi në Lushnjë, deputeti Korreshi: Të verifikohet kush ka dëme pa bërë dallime të majtë e të djathtë! Spitali s’ka kapacitete, dje erdhi staf nga Fieri
Deputeti demokrat, Saimi Korreshi ka folur për Report Tv për shpërthimin e rëndë në Lushnjë, ku 2 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.
2 Mars 2024, 15:43 -
Shpërthimi në Lushnje/ Eksperti Duleviç: Janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik! Si mund të ngresh një bombol me vinç poshtë përcjellësit?!
Azmer Duleviç, inxhinier elektrik foli për Report Tv në lidhje me shpërthimin tragjik të një dite më parë në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir teksa punonin në një kapanon metalik. Duleviç bën analizën e tij mbi shkakun e shpërthimit.
2 Mars 2024, 12:57 -
Shpërthimi në Lushnje/ 'Dje pa vetëdije, sot në reanimacion tek Trauma!' Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, Nasufi: Ka ende cifla në trup
Tre deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela. Deputeti socialist është pronar i kapanonit tek 'Rrethrrotullimi i Plasmasit' në Lushnje, ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën gjithsej 7 persona.
2 Mars 2024, 12:10 -
'Rolandi ishte punëtor, kishte vinçin e tij, Elidioni e ndihmonte!' Babë e bir përcillen në banesën e fundit vdiqën nga shpërthimi në Lushnje
Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, të cilët humbën jetën tragjikisht në punë u pëcollën sot në banesën e fundit. Për ngushëllime në familje Hoxha shkoi dhe ministri i Brendshëm Balla.
2 Mars 2024, 10:56 -
Shpërthimi në Lushnjë, Banorët me lot në sy: Si Gërdeci! Mund të kishim vdekur! Dëme të mëdha në disa banesa e biznese! Kërkohet dëmshpërblim
Shpërthimi në Lushnje la pas dy të vdekur, 7 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, si në bizneset e zonës industriale ashtu dhe në banesa. Të tronditur banoret tregojnë pasojat e shpërthimit dhe kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.
2 Mars 2024, 09:23 -
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkaktoi 2 të vdekur e 7 të plagosur në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela në Lushnje. Ende s'ka një version zyrtar, por Report Tv mëson se po hetohet shkelja e rregullave në punë, dhe shpërdorimi i detyrës për dhënien e lejes së ndërtimit për magazinë me strukturë metalike, poshtë telave elektrikë të tensionit të lartë. Mes të plagosurve dhe vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje.
2 Mars 2024, 09:01