-
Marrëveshja Kosovë-Izrael, BE dhe Turqia kundër hapjes së ambasadës në Jeruzale! Eurodeputeti Mandl: Njohja izrealite e Kosovës, mesazh për BE-në
Formalizimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, e në veçanti hapja e e ambasadës ka ngjallur reagime të shumta në politikën ndërkombëtare.
2 Shkurt 2021, 12:14 -
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh
Rama dhe Ahmetaj në komunikim me mediat: Procesi i rindërtimit, i ardhur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019 ka sjellë tre aspekte kryesore në vend si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm.
2 Shkurt 2021, 11:14 -
BioNTech-Pfizer, rifillon shpërndarjen e vaksinave antiCOVID me kapacitet të plotë! Premtohen 75 milionë doza më shumë
Kompania BioNTech dhe Pfizer, ka deklaruar se pas përmisimeve të dukshme në impiantet e saj të prodhimit, kompania do të jetë në gjendje të shpërndajë sasitë e porositura të vaksinave brenda afateve të kërkuara ligjore dhe brenda 3 mujorit të dytë të këtij viti do të japë 75 milion doza vaksine më shumë për BE-në.
1 Shkurt 2021, 11:02 -
Ministri i Shëndetësisë Spahn: Gjermania e hapur për përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse kundër COVID-19, nëse aprovohen nga EMA
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se Gjermania nuk ka asnjë pengesë dhe është e hapur për përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara në Kinë dhe në Rusi, Sinopharm dhe Sputnik V nëse BE-ja i miraton ato.
1 Shkurt 2021, 08:20 -
Të ecim përpara së bashku në rrugën e integrimit në BE
2020-a ishte një vit i vështirë - një vit kur qytetarët e Shqipërisë u përballuan me guxim pasojat e një tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi globale. Bashkimi Evropian qëndroi vendosmërisht pranë qytetarëve të Shqipërisë gjatë këtyre kohëve të vështira. Në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve, thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja premtoi mbi 400 milionë euro për rehabilitimin dhe rindërtimin e Shqipërisë.
1 Shkurt 2021, 07:56 -
Si u sulmua nga PD dhe LSI, Calavera jep mesazhet e fundit në detyrë: Sulmet e shpifjet ndaj stafit të ONM të paprecedentë, por nuk na ndalin për Reformat
Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz Calavera e cila është emëruar nga Komisioni Europian si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit ose SCIC, me anë të një letre të fundit ka bërë bilancin e kohës që ka qenë në krye të ONM në Shqipëri si dhe ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj dhe stafit të saj në lidhje me vetingun.
1 Shkurt 2021, 07:50 -
Rama: Në 3-4 vitet e ardhshme shikojmë për tregje në Turqi dhe Lindje të Mesme, s'jemi të detyruar të presim BE-në! Të hënën nis furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer ditën e hënë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korcës Rama ka treguar edhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.
30 Janar 2021, 09:29 -
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
30 Janar 2021, 08:26 -
Japonia e shqetësuar nga ndalimi i eksportit të vaksinave anti-COVID nga BE, ministri: Kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje
Japonia është e shqetësuar nga një ndalim i eksporteve të vaksinave anti-COVID 19 nga vendet e BE. Një gjë e tillë sipas ministrit të Reformës Administrative Japoneze, Taro Kono, i cili është përgjegjës për nisjen e vaksinimit në vendin e tij, mund të bllokojë furnizimet në Japoni dhe mund të ketë pasoja globale.
30 Janar 2021, 08:14 -
KE konfirmon kontrollet e reja të eksportit të vaksinave COVID, firmat të kërkojnë leje përpara se ta shpërndajnë jashtë BE-së
Bashkimi Evropian ka konfirmuar kontrollet e reja të eksportit të vaksinave anti-COVID në vendet e unionit. Sipas rregullit të ri, firmat e vaksinave do të duhet të kërkojnë leje përpara se të furnizojnë doza përtej BE.
29 Janar 2021, 22:45 -
Gazetarja austriake bën libër për Shqipërinë: Brezi 'call center' dhe përçarje në shoqëri
Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka shkruar një libër për Shqipërinë. Libri me titull “Nëpër Shqipëri”, u mor si bazë në një diskutim online për Shqipërinë me deputetë të Parlamentit Europian.
29 Janar 2021, 16:01 -
Përplasjet e BE me AstraZeneca, Belgjika dërgon hetuesit në vendin e prodhimit të vaksinës
Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave kundër Koronavuirusit nga kompania AstraZeneca me kërkesë të komisionit evropian, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve pas deklaratave për vonesa në shpërndarje të tyre brenda BE.
28 Janar 2021, 15:07 -
Fushata e BE për të siguruar vaksinat: Burokraci e pafund dhe kontrata të këqija
Përpjekjet për të siguruar vaksinat në BE, kanë filluar t’i ngjajnë një vepre tragjikomike, ku ajo po ecën para vetëm sepse të gjithë konkurrentët e tjerë e kanë të pamundur ta sigurojnë atë. Vonesat në shpërndarjen e dozave të mjaftueshme, premtojnë një fiasko. Por pse ndodhi një gjë e tillë, vetëm pak javë pasi ka nisur fushata e vaksinimit?
28 Janar 2021, 10:33 -
BE-ja e revoltuar me kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca/ Italia: Do të investojmë në zhvillimin e vaksinës sonë anti-COVID
Ditët e fundit Bashkimi Evropian është përfshirë nga një valë tensioni për sa i përket vonesës së shpërndarjes së vaksinave anti-COVID nga kompanitë farmaceutike me të cilat kanë lidhur kontrata. Ministri i Shëndetësisë Speranza, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se qeveria italiane do të investoj në “ReiThera”, kompania në Castel Romano e cila po zhvillon vaksinën anti-COVID në Itali.
27 Janar 2021, 17:04